Skandali i shkarkimit partiak nga Ilir Beqaj, biseda që “fundos” ministrin

Menjëherë pas bisedës telefonike që emisioni investigativ “STOP” transmetoi një ditë më parë mes Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe kreut të Fondit të Kujdesit Shëndetësor të Tropojës, Çlirim Hajdarmataj vjen një tjetër bisedë e zhvilluar për këtë ngjarje.

Këtë herë me Drejtoreshën e Burimeve Njerëzore në këtë institucion, Metila Dylgjeri.

Kjo bisedë vjen si një kundërpërgjigje për Ministrin, i cili në statusin e tij në “Facebook” tha se shkarkimi ishte bërë për shkelje ligjore, për pagesë të një punonjësi, pa u paraqitur në punë.

Në bisedën e publikuar në “STOP”, Drejtoresha e këtij institucioni thotë se nuk ka një motivacion për këtë largim, se ai është politik dhe se duhet të shkojë në gjykatë.

Çlirimi – Isha afër.

Drejtoresha– Ishe afër?

Çlirimi– Ëhë.

Drejtoresha – Pse nuk ishe në punë sot?

Çlirimi– Jo, i kërkova drejtorit në fakt, me e taku dhe të visha dhe ta takoj kështu, se kishte kohë.

Drejtoresha– Drejtori i Përgjithshëm?

Çlirimi– Ëë.

Drejtoresha – E ç’a të tha?

Çlirimi – Do të të kthej përgjigje tha, në shtator. Mbaro edhe këtu njëherë.

Drejtoresha – Tani për ç’a të kanë thërritur?

Çlirimi – Hë?

Drejtoresha – Ato do bëjnë një lëvizje. Lëvizje politike, që kështu…

Çlirimi – Ëhë.

Drejtoresha – Nuk di kush është akoma personi tjetër, që do t’ju zëvendësojë, do t’ju…

Çlirimi – Ëhë.

Drejtoresha – Tani më shumë unë të thërrita mirë, për ta komunikuar, po për pjesën e largimit domethënë.

Çlirimi – Ëhë.

Drejtoresha – Ta bëjmë menjëherë që procedurë…

Çlirimi– Si ta them…?

Drejtoresha – Se tashi është vendosur brenda Partisë tuaj, por mbi të gjitha nuk e di. Për të tjerat nuk e kam idenë.

Çlirimi– Me ia thënë komunikoja…

Drejtoresha- Të largohet nga puna (qesh)

Çlirimi– Mirë mo. Në rregull!

Drejtoresha – S’të vjen mirë, po që …

Çlirimi– Jo mo jo, s’ka problem! Ç’a?

Drejtoresha – Ndoshta i ke më mirë ato pjesët andej, nuk është se…

Çlirimi– E kush? Si? Apo…?

Drejtoresha – Ne thjeshtë bëjmë procedurat.

Çlirimi – Nga kush ka ardh i deleguari? Nga? Ë…? Motivacion kështu gjë?

Drejtoresha – Nuk di. Ti i ke fajet! Thjesht politike është, nuk e di… Jo, motivacion nuk kam.

Çlirimi – Nuk ka motivacion. E si do e bësh? Të menjëhershëm?

Drejtoresha – Si do ta bëjmë, prandaj desha dhe një mendim tëndin. Megjithatë…

Çlirimi – Të menjëhershëm, apo si ta kesh.

Drejtoresha – Ta bëj pezullim nga detyra?

Çlirimi– Po.

Drejtoresha – Hidhe dhe në gjyq.

Çlirimi– Të them të drejtën.

Drejtoresha – Sido, që të vijë.

Rastet e largimeve nga puna për çëshje politike nuk janë një fenomen i ri në vendin tonë.

Në emisionin “STOP” janë transmetuar disa herë raste të shkarkimit të paligjshëm nga puna.

Nga ana tjetër, në bazë të një dokumenti zyrtar, të siguruar nga “STOP”, rezulton se nga thesari janë paguar rreth 5 milionë euro dëmshpërblime për largimet nga puna për vitin 2016.

Madje emisioni “STOP” sjell edhe disa raste të personave të cilët shprehen se janë larguar padrejtësisht nga puna.

“Unë quhem Fetah Vataj, ish punonjës i postës filiali Kukës. Me datë 14 mars të vitit 2014, me ndryshimet politike që ndodhin në Shqipëri, jam larguar nga puna”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Rama liroi Lul Berishën nga burgu”, PD akuzon kryeministrin për “të fortin” e Durrësit

Partia Demokratike bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për lirimin nga burgu të ...