Audio-përgjimi/ Beqaj në Kuvend: Keni hequr fjalë, s'ishte hakmarrje politike

Politikë

video-skandali-stop-beqajMinistri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka folur në foltoren e Kuvendit në lidhje me audio-përgjimin që u publikua dje në emisionin investigativ “Stop”.

Beqaj u shpreh se largimi nga puna e Çlirim Hajdarmataj, kryetar i degës së Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Tropojës është bërë pasi ka shkelur ligjin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministri shtoi se pushimi nga puna nuk ishte hakmarrje politike.

“Vijmë pak te çështja e Tropojës. Ajo bisedë është bërë më 8 korrik. Unë e kam atë audio që nga 10 korriku. Kontrolloni në 1 minutë e 40 sekonda çfarë fjalësh keni hequr. Por nëse do të doja të bëja hakmarrje politike, nga 8 korriku deri në 7 nëntor, pse do të prisja? Besoj se ka dhe dakordësinë tuaj nëse një drejtues paguan vartësin e tij për tre muaj, kur ai është në Francë nuk mund të pranohet. Kjo është e bisedës së 8 korrikut dhe vendimit ë 7 nëntorit”, tha Beqaj.

ME TE LEXUARAT