Shqiptarët e “masakrojnë” me komente, Bleona: Hipokritë e injorantë!

bleona-qerretiiKëngëtarja shqiptare, Bleona Qereti e ka thënë prej kohësh se ka patur probleme me ndjekësit e saj në “Facebook” për shkak të komenteve të tyre.

Për këtë arsye mbrëmjen e shkuar ajo paralajmëroi mbylljen e kësaj adrese dhe mëngjesin e sotëm në orën 10:00 e ka mbyllur profilin e saj. Ky fakt është bërë me dije nga vetë Bleona në Instagram, ku ka shkruar se fansat e saj mund ta gjejnë në Twitter dhe në profilin aktual në këtë rrjet social:

“Të dashur Bleonaires! Për të gjithë ju që më keni ndjekur në faqen time ne Facebook gjithë këto vite ju falenderoj nga zemra për suportin! Prej këtij momenti: Për të gjithë ju që nuk duroni dot më hipokrizine, injorancën dhe vulgaritetin !!!

Për të gjithë ju që jeni fansa të vërtetë dhe e ndjeni që NUK jeni pjesë e shtresës demagoge dhe propogandës cinike !!! Për të gjithë ju që doni të dëgjoni lajme nga unë dhe nga karriera ime !!! Për të gjithë ju që jeni duke ndjekur ëndrrat tuaja dhe unë jam inspirim për ju !!! Më ndiqni në açount-in tim official në tëitter @iambleona dhe ne kete profil ne instagram. Facebooku im do të deaktivizohet sot në orën 10:00 për t’i dhënë fund mediokritetit të açount-eve anonime dhe fallco!,”-shkruan këngëtarja në Instagram.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

beskallaku

Bes Kallaku tallet keq me “vuajtjet” e Ermal Mamaqit

Ermal Mamaqi ka qenë mbrëmë në “Zonë e Lirë” ku ka deklaruar ...