I merr "Benz-in" me qira për dy ditë, 24-vjecari nga Tirana nuk ia kthen më

Aktualitet

policia-durresNjë person nga Tirana i merr “Benz”-in me qira për 2 ditë një durrsaku, duke plotësuar edhe një kontratë, e nuk ia kthen më.

Ky rast ka ndodhur në Durrës, ku Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar filluan procedimin penal në ngarkim të shtetasit S.K. 24 vjeç, banues në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia bën të ditur se më datë 28.10.2016, kundrejt një kontrate qiraje 2-ditore, 24-vjeçari i ka marrë mjetin tip “Benz” me targa AA 546 OA, dhe nuk ia ka kthyer më pronarit të tij.

Bëhet fjalë për shtetasin L.K. 38 vjeç, banues në Durrës. Pasi kanë kaluar më shumë dy ditë dhe 38-vjeçari nuk e ka marrë mbrapsht makinën e tij sipas kushteve të kontratës, ka shkuar në komisariat për të denoncuar qiramarrësin.

Për këtë çështje, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Mashtrimi”.

ME TE LEXUARAT