Edhe Benz-i del me defekt, gjiganti gjerman tërheq nga tregu modelin e ri E-Class

benzzModeli E-Class, E300 është tërhequr nga tregu nga Mercedes. Shkak për këtë, është bërë një problemi te instalimi elektrik, pasi nëse dikush ulet, apo vendoset diçka me peshë të konsiderueshme në sediljet e pasme, atëherë mjeti ndalon.

Tërheqja përfshin 6 858 Sedana E300 dhe E300 4MATIC, sipas rregullatorit amerikan të trafikut NHTSA (National Highëay Traffic Safety Administration). Tërheqja është bërë vetëm për makinat që janë prodhuar nga 10 dhjetori 2015 deri më 30 qershor 2016.

NHTSA thotë se tërheqja është bërë për shkak të dëmtimit të pompës së karburantit gjatë instalimit elektrik nën ndenjësen e pasme.

Sipas “Car & Driver”, pas këtij instalimi elektrik nën ndenjëset e pasme, nëse bëhet ndonjë presion mbi to, atëherë ndalohet puan e pompës së karburantit, sensorit dhe matësit të karburantit, ose të gjitha përnjëherë dhe nga kjo mund të shkaktohet edhe ndalja e motorit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Shpërthejnë në seri pajisjet iPhone, ja modelet më të prekura

Në Kinë raportohet për disa raste të shpëthimit të iPhone –ve. Kompania ...