Bënte xhiro në Durrës me “Benz”, policia ndalon 15-vjeçarin

15
Kliko per me shume info

policia-durresMegjithëse është në moshë të mitur dhe nuk ka ende të drejtë të drejtojë një automjet, kjo se ka penguar një 15-vjeçar nga Durrësi të lëvizë me makinë në rrugët e qytetit.

Një ditë më parë, efektivët e policisë rrugore kanë ndaluar në një postbllok, në lagjen nr.12, një drejtues mjeti.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Efektivët janë surprizuar kur kanë parë se në timon ishte një adoleshent 15-vjeçar.

F.M., pavarësisht se nuk kishte mbushur moshën, nuk ka nguruar të marrë mjetin dhe të bëjë xhiro nëpër Durrës.

Efektivët e Policisë kanë bërë shoqërimin e djaloshit për në komisariat dhe pasi kanë njoftuar prindërit e adoleshentit e kanë përcjellë çështjen ndaj tij në Prokurori.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here