Bënte "namin" duke vjedhur biçikleta e kasetofonë, arrestohet 15-vjeçari

Aktualitet

tirane-policiaNjë 15-vjecar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh në bashkëpunim me dy të rinj në qytetin e Tiranës.

Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi  E.N 15-vjec. Policia njofton se ai ka vjedhur kasetofonë e bicikleta në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vjedhjet që ka kryer janë:

-Më datë 10.08.2016, ka vjedhur kasetofonin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit E. H.

-Më datë 03.10.2016, ka vjedhur kasetofonin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetases V. H.

-Më datë 05.11.2016, ka vjedhur navigatorin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit A. H.

Gjithashtu nga veprimet e para procedurale rezultoi se shtetasi E. N., ka bashkëpunuar me shtetasit E. N., 18 vjeç dhe E. A., 14 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Që të tre janë autorë të dyshuar të vjedhjeve të disa biçikletave dhe konkretisht:

-Më datë 10.09.2016, kanë vjedhur biçikletën e shtetasit D. S.

-Më datë 24.09.2016, kanë vjedhur biçikletën e shtetases M. K.

-Më datë 12.10.2016, kanë vjedhur biçikletën e shtetasit E. T.

-Më datë 20.10.2016, kanë vjedhur biçikletën e shtetasit A. H.

“Biçikletat e vjedhura dyshohen t’ia kenë shitur shtetasit A. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, i cili u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave të vjedhura””, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar kasetofoni i automjetit tip “Isuzu” dhe një biçikletë e vjedhur më datë 12.10.2016.

Mësohet se materialet në ngarkim të këtyre personave i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave të vjedhura”.

ME TE LEXUARAT