Bëni kujdes, gjatë dushit nuk duhet bërë ky veprim

UntitledPas një dite të gjatë dhe stresuese, në mbrëmje të gjithë duan të çlodhen e qetësohen për disa minuta në një dush relaksues. Por ka diçka që e bën gjithmonë sa herë që bën dush dhe që nuk është e mirë për lëkurën, por as për shëndetin: kthimi i rubinetit nga ngjyra e kuqe dhe derdhja e ujit të nxehtë.
Një banjë e mbushur me avull të ngrohtë mund të jetë natyrisht mjaft qetësuese, sidomos kur temperaturat jashtë janë të ulëta. Por është shumë e rëndësishme për të nxjerrë ujin e vakët nga rubineti, sidomos kur do të lash edhe fytyrën në dush.
Uji i nxehtë, siç mund ta dish, rrit qarkullimin e gjakut në lëkurën e fytyrës dhe e than jashtëzakonisht atë. Ky nivel kritik i lagështirës është shkak edhe i skuqjes së fytyrës pasi del nga dushi. Dhe, edhe pse nuk ka asnjë provë shkencore që uji i ngrohtë ose i ftohtë pastron lëkurën më mirë se sa uji i nxehtë, dermatologia Dr. Fayne Frey thotë se rreziku i përdorimit të ujit të nxehtë është më i madh.
“Me siguri, asnjë nuk do që ta djegë lëkurën”,- thotë Frey, duke shtuar se është e vërtetë që uji i nxehtë vret bakteret, por ka një limit temperature edhe për këtë. Uji ka një temperaturë që mund të konsiderohet e mjaftueshme për të vrarë bakteret. Studimet mbi larjen e duarve, duke krahasuar ujin e ngrohtë apo të ftohtë, kanë theksuar se larja me ujë të ftohtë (40 gradë F, 4.4 gradë celsius) është efektive për të vrarë bakteret.
Për të minimizuar efektet që uji i nxehtë lë në tharjen e lëkurës, mbaje dushin me ujë të vakët ose të ftohtë aq sa mund ta tolerosh (për flokët kjo është zgjidhja ideale e shkëlqimit) dhe, mbi të gjitha, jo më shumë se 10 minuta në dush për të shmangur lëkurën e thatë dhe skuqjen. Nëse del nga dushi me lëkurë të kuqe, është një shenjë që duhet ta bësh ujin më të ftohtë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Prekëse/ Nëna fekondon vezët e vajzës sterile, lind nipin e saj(Foto)

Mahnitëse sesi kjo nënë ka vepruar për ti treguar vajzës së saj ...