Ben Blushi: Ja cfarë është partia e re “LIBRA”

blushi-libraKjo eshte fjala e plote pershendetese e Ben Blushit ne themelimin e partise se tij te re Libra:

Mirëmbrëma të gjithëve,

Dua tju falënderoj që keni ardhur sonte duke ju thënë që në fillim se jam shumë i lumtur dhe po aq i motivuar që jam bashkë me kaq shumë miq të bindjeve të përbashkëta.

Para se të vija këtu sonte po mendoja se kush është vendimi më i rëndësishëm në jetën e një njeriu.

Për fat të mirë njeriu nuk e ka në dorë lindjen e vet dhe pothuajse asnjëherë nuk vendos dot për ikjen e vet.
Por gjatë jetës së tij, njeriu ka kohë dhe mundësi të bëjë shumë gjëra që mund t’ia bëjnë lindjen të dobishme dhe largimin më të ëmbël.

Kush është pra akti më i rëndësishëm i njeriut?

Unë besoj se sonte e di.

Akti më i rëndësishëm është kurajoja për të vendosur.

Njeriu ndryshon nga vendimet që merr. Duke vendosur ai ndryshon jetën e vet dhe jetën e njerëzve të tjerë. Njeriu ushqehet nga mendimet e veta dhe jeton nga vendimet që merr. Vendimet e rrisin dhe e bëjnë atë të dobishëm.

Njeriu është masa dhe cilësia e vendimeve të veta.

Cështja është se si ndahet një vendim i drejtë nga një vendim i padrejtë.

Unë mendoj se të guxosh është e drejtë, të kesh frikë është e padrejtë.

Të shpejtosh është e drejtë, të presësh është e padrejtë.

Të kesh shpresë është gjithmonë e drejtë, të humbësh besimin është gjithnjë e padrejtë.

Të përpiqesh është vetëm e drejtë, të pengosh është vetëm e padrejtë.

Të besosh është shumë e drejtë, të dyshosh është e domosdoshme. por përgjithësisht e padrejtë.

Kështu janë ndarë njerëzit në të gjitha kohërat.

Disa kanë luftuar, disa kanë pushuar.
Disa janë përpjekur për të tjerët, disa janë përndjekur nga të tjerët.
Disa kanë menduar, disa kanë ëndërruar.
Disa kanë besuar, disa vetëm kanë dyshuar.

Ne jemi ketu sonte për të besuar.

Por cfarë besojme ne?

Ne besojmë se Shqipëria bëhet, duhet të bëhet dhe do të bëhet nga vetë shqiptarët.

Shqiptarët kanë detyrim ta bëjnë vendin e tyre, një vend të lirë,të barabartë,të jetueshëm dhe të denjë që jeton në harmoni dhe në paqe mes veti dhe popujt e tjerë.

Me këtë besim kemi ardhur sonte për të marrë një vendim të drejtë në dobi të Shqipërisë.

Ne kemi ardhur të bashkohemi rreth një ideje dhe jo pas një njeriu. Vendimet që lindin pas një ideje janë gjithnjë më të qëndrueshme dhe më të drejta se të gjitha vendimet që të cojnë në ndjekjen e një njeriu.Një njeri mund të largohet,mund te lodhet, mund të përkulet por një ide nuk ndalon edhe kur calon dhe kurrë nuk harron.

Ne pra kemi një ide e cila na është kthyer në bindje, në frymëzim dhe në vullnet.

Kjo ide quhet LIBRA.

LIBRA do të jetë një organizatë politike e formuar nga shqiptarët dhe unë jam sot i lumtur që kam nderin të jem pjesë e saj duke qenë i bindur se asnjëherë në jetën time nuk kam qenë në shoqërinë e kaq shumë LIBRAVE.

Faleminderit të gjithëve që keni vendosur të jeni LIBRA dhe mund t’ju siguroj se kurrë në jetën tuaj nuk do zhgënjeheni që vendosët të bëheni pjesë e saj.

Para se tju them dy fjalë në emër të gjithe atyre te cilet u binden ta marrin këtë vendim dua tju bëj disa pyetje të cilat në fakt më kanë sjellë deri këtu:

A besojmë ne se Shqipëria meriton të drejtohet kaq keq?

A meritojmë ne që vendi të prodhojë kaq shumë mjerim dhe varfëri pas 25 vitesh pluralizëm?

A meritojmë ne të jemi vendi me eksportin më të lartë të emigrantëve në Evropë?

A meritojmë ne të kemi shkollat më të dobëta dhe mësuesit më të parespektuar në Evropë?

A meritojmë ne të kemi shkallën më të lartë të sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja dhe paaftesia e shtetit?

A meritojmë ne të kemi administratën më të korruptuar dhe më të politizuar në Evropë?

A meritojme ne këtë nivel pabarazie dhe padrejtësie e cila po e përqëndron pasurinë në pak duar dhe po e shpërndan varfërinë sikur të ishte një virus kombëtar?

A meritojmë ne të drejtohemi nga të fortet,nga të paaftet,nga të padenjet dhe nga të padrejtët?

A meriton një vend i begatë dhe i pasur si Shqipëria të cilës nuk i mungon as dielli,as uji,as deti,as toka,as nëntoka,as qielli dhe as dituria, të kthehet në një parcelë kanabisi për të cënuar shëndetin dhe mendjen e vet bashkë me atë të popujve të tjerë?

A e meritojmë ne këtë shëmti që i ka kthyer pasuritë tona ujore,tokësore dhe nëntokësore në miniera ku shfrytëzohen skllavërisht me mijëra njerez të cilët nuk kanë asnjë të drejtë të përfitojnë nga cfarë është dhe duhet të jetë e përbashkët?

A meritojmë ne të paguajmë kaq shtrenjtë cdo gjë që mund të jetë më e lirë?

A meritojmë ne të blejme me shtrenjte ushqimet, ilacet, librat, energjine dhe ujin ne krahasim me popujt e tjere?

A meritojmë ne tu trashëgojmë brezave të ardhshëm kaq shumë borxh dhe kaq shumë varferi e cila nëse nuk ndalet do ta robëroje Shqipërine për disa dekada të tjera derisa ajo të zbrazet nga shqiptarët?

A meritojmë ne të jemi kaq të varfër dhe kaq të pashpresë?

Unë them se jo.

Ne nuk meritojmë as varfërinë,as mjerimin,as zvetënimin, as ligësinë dhe as abuzimin.

Shqipëria nuk meriton të jetë ajo që është.

Pikërisht në këtë kontekst politik dhe shoqëror ne jemi mbledhur per ti dhënë vendit një shpresë më shumë.Ne na ka sjelle këtu dashuria per vendin si e vetmja mase që përcakton dobinë e njeriut në jetë.

Prandaj ju pyes të gjithëve. Cfarë e përcakton një vend të lirë?

Vetëm kurajoja e qytetarëve të vet të cilët nuk janë kurrë të lumtur nëse nuk janë të lirë,nuk janë kurrë te pasur nëse nuk janë te lirë,nuk janë kurrë të dobishëm nëse nuk janë të lirë dhe nuk përbëjnë kurrë një bashkësi nëse seicili prej tyre nuk është i lirë.

Për këtë arsye kemi vendosur të krijojmë Listën e Barabartë,një bashkim njerëzish dhe idesh progresive te cilët kanë vendosur me vullnet dhe pasion të quhen LIBRA.

Ne duam ti dhurojmë Shqiperisë një LIBER dhe dhuratë më të bukur se libri njerëzimi nuk ka shpikur ende.

LIBRA do të jetë një LIBËR që do shkruhet nga njerëzit e lirë të këtij vendi të cilët besojnë vërtet se mund ta ndryshojne faqen e jetës së tyre me pune,me besim dhe me drejtësi.

Dua tju them atëhere se cfarë është LIBRA.

LIBRA do te thotë dije.LIBRA do te thote liri.LIBRA do te thotë peshore,ekuilibër dhe drejtësi.

LIBRA është liria e të qenit i ditur dhe i drejtë.

Unë mendoj se mungesa e dijeve,kufizimi i lirisë dhe cënimi i vazhdueshem i ekuilibrit social janë shkaktarë të mjerimit dhe pabarazisë së vendit.

Këto janë tre arsyet që më kanë nxitur të jem pjesë e këtij projekti:Dija,Liria dhe Ekuilibri dhe besoj se kurrë në jetën time nuk kam marrë një vendim më të drejtë të cilit do ti shkoj deri në fund bashkë me të gjithë ju.

Nisur pra,nga nevoja për dije,për liri dhe për barazi, LIBRA do të jetë streha e atyre që kanë më shumë nevoje të mbrohen nga shoqëria.

LIBRA do përfaqësojë të rinjtë,ata të cilët duhet të edukohen për ti shërbyer vendit dhe vetes së tyre,ata të cilët duhet ta drejtojnë anijen e perhumbur të Shqipërisë në ujëra të qeta dhe në brigjet e sigurta europiane.

LIBRA do jetë mjeti i atyre të cilët shoqëria nuk mund ti harrojë dhe nuk mund ti refuzojë për shkak se nuk kanë dhe për shkak se të vetmen trashëgimi te pakontestueshme kanë mjerimin e tyre.Këta janë të varfrit e Shqipërisë.LIBRA nuk do ti tradhëtojë kurrë ata.

LIBRA do të jetë shpresa dhe busulla e shtresës së mesme, duke mbrojtur interesat e tyre dhe duke i ndihmuar të rrisin cilësine e jetës duke investuar për shkollat,për shendetin dhe për imagjinatën e sipërmarrjes së lirë e cila nxitet në kushtet kur njeriu beson tek shoqëria të cilës i përket.

LIBRA do jetë një mjet per ta zbutur polarizimin ekstrem dhe mizor të një shoqërie e cila nëse nuk mendon sot per të shpërndarë pasurinë nuk do ketë mundësi nesër për ta mundur varfërine dhe injorancen që ushqen ajo.

LIBRA do jetë një arsye për të bindur që të qëndrojnë gjithë ata të rinj,burra dhe gra që sot duan të ikin nga Shqipëria për shkak të papunësisë,padrejtësisë kronike dhe pabarazisë torturuese.

LIBRA do jete një instrument për ti administruar shumë më mirë në dobi të interesit publik burimet tona natyrore.Ne nuk do jemi kurrë një vend i begatë që garanton paqe dhe dinjitet nëse lejojmë që thesaret e tokës dhe nëntokës sonë të shpërdorohen dhe të masakrohen sic ka ndodhur në kaq shume vjet.

LIBRA do jetë një mjet për ta mbrojtur Shqipërinë dhe natyrën e saj nga abuzimi,nga ndotja,nga shfrytëzimi pa kriter dhe nga importi i ndotjeve dhe mbetjeve të vendeve të tjera.

LIBRA ka vendosur dhe do qendroje deri ne fund si nje bashkesi njerezish te lire dhe prandaj do jete nje Liste e Barabarte qe garanton lirinë e gjithseicilit pa e cënuar asnjëherë atë.

Por LIBRA nuk ka vetëm shije,nuk ka vetem ide,nuk ka vetëm permasë.

Si cdo krijesë e lindur nga drita, ajo ka edhe ngjyren e saj.

LIBRA ka vendosur të ketë ngjyrën e Diellit.

Në simbolikën e ngjyrave, prej mijëra vitesh, e verdha perfaqëson mencurinë,optimizmin dhe intelektin.

LIBRA ka vendosur të jetë optimiste në një shoqëri pesimiste,e mencur ne nje shoqeri ku marrezia sponsorizohet nga shteti dhe inteligjente ne nje vend ku analfabetizmi shitet si mall konsumi të përditshëm në tregun e partive të vjetra.

Por jo vetëm kaq.

LIBRA do jetë e verdhë me bindjen se e kuqja na robëroi per 50 vjet,bluja na varfëroi për 20 vjet dhe mavija na turpëroi per 3 vjet.

LIBRA do qëndrojë në qendër të gjithë këtij spektri ngjyrash të shplara dhe bindjesh të pluhurosura, duke vendosur zgjidhje të shpejta dhe inteligjente përpara doktrinave dhe ideologjive të ngurta.

LIBRA do të jetë celësi dhe dera e lirisë.Asnjë nga partitë e vjetra sot nuk është e lirë,nuk është inteligjente dhe nuk është e drejtë.

LIBRA do konkurrojë me flamurin e lirisë së vet, me këmbënguljen e bindjeve të veta dhe me shpejtësinë e mendimit te vet.

LIBRA nuk paragjykon askënd dhe është e hapur për të gjithë si një katror i barabartë lirie që ka kufi vetëm ligjin dhe moralin.

Mund të jesh i dobët dhe je LIBRA
Mund të jesh i vogël dhe je LIBRA
Mund të jesh i mjerë dhe je LIBRA
Mund të jesh i papunë dhe je LIBRA
Mund të jesh i paditur dhe je LIBRA
Mund të jesh i paushqyer dhe je LIBRA
Mund të jesh i kamur dhe je LIBRA
Mund të jesh i vetmuar dhe je LIBRA
Mund të jesh i pashpresë dhe je LIBRA
Mund te jesh i pastrehë dhe je LIBRA

Duhet të jesh i ndershem dhe je vetem LIBRA

LIBRA mund të jetë kushdo,kurdo dhe kudo.

Duke ju falenderuar më lejoni t’ju ftoj të jeni të gjithë LIBRA.

Faleminderit dhe suksese LIBRES.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

7 comments

  1. JE I MADH ZOTI BEN BLUSHI.JE SHUME I RESPEKTUAR SI UDHEHEQESIT E MEDHENJ TE SHQIPERISE SI ZOTI SALI BERISHA EDI RAMA ILIR META DHE SHUME E SHUME TE TJERE QE KANE KONTRIBUAR PER VENDIN E TYRE PER POPULLIN E VET DERISA SA ARRITEM TEK LIBRA.URIME TE GJITHVE .JETE TE GJATE DHE QOFSHI TE GJITHE TE LUMTUR.

  2. alpha centaurus

    besomeni se ky eshte muti i radhes . eshte thjesht nje demagog per te miren por me shpirt katili dhe arroganti.duket qe nga cehreja e nje krimineli inatci qe ka.hengri nje jete me ata qe shan .ka marre 500s ne muaj per 25 vjet dhe tani u be i miri i te mireve dhe na shet pordhe.ne korce thone se dhe muti me i mire nuk behet burek.

    • alpha centaurus

      ke marre 3 milione dhe 5 milione ne muaj per 25 vjet rresht bashke me ata qe shan o qen i zinxhirit.

  3. alpha centaurus

    NUK BEHET I SHKRETI LAKRUAR

  4. ZBATIMI I LIGJIT…. FITORJA PERFUNDIMTARE E LIBRES.

  5. PAQJE DASHURI LUMTURI I UROJ GJITHE POPULLIT SHQIPTARE.

  6. benushi do jete vetem nje flake kashte, si u nis edhe do bitiset. Nuk e ka te gjete ne sallaten e numurit te madh te partive ku kerkojne shume te na behen vetem kryetar. I zgjuar doli kac islami qe vajti dhe i puthi prapanicen saliut, tani rri sikur i ka mbushur….E pse te krijonte parti tjeter? Si deputet do rrije me shume ne karrike se sa si kryetar i nje partie tjeter. Ky mafishja lehu per nja 2 ose 3 vite tani na doli “qelibar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tahiri: Lirimi i Lul Berishës tregues se vettingu është i domosdoshëm

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tha sot se lirimi i Lul Berishës ...