Tjetër “bëmë” e Rei Manajt, trajneri e lë jashtë formacionit: Ai nuk di të sillet

rei-manaj15Trajneri i Peskarës, Masimo Odo e ka dënuar futbollistin shqiptar Rei Manaj, pasi u shpreh se është shumë i pakënaqur me lojtarin shqiptar, i cili nuk është përfshirë në listën grumbulluar për takimin e radhës ndaj Romës.

Trajneri në një konferencë për shtyp tha se kjo ishte masë ndëshkimore dhe se ishte qartësisht i pakënaqur nga sjellja e futbollistit, i cili praktikisht i ka mbyllur dyert vetes te Peskara.

“Preferoj të grumbulloj një djalosh të të rinjve më mirë se një person që nuk di të sillet. Kush është korrekt, kur i bashkohet kauzës, kush shkon drejt objektivit të përbashkët, bëhet i rëndësishëm dhe luan.

Pjesa tjetër për mua nuk ka rëndësi. Kush sillet në mënyrën e duhur ecën para, përndryshe mbetet mbrapa. Ka rëndësi kush do të jetë nesër, të tjerët mund të rrinë në shtëpi”,- u shpreh trajneri.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Nisin diskutimet për Ligën e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Idenë e shfaqur së fundi nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, ...