Behgjet Pacolli: I njoh njerëzit iluminati, por jam larguar për shkak të fesë

Kosovë&Rajon

pacolli2016Presidenti me mandatin më të shkurtër në historinë e re të Kosovës, Bexhet Pacolli që drejton partinë Aleanca e Re, ka folur për të ashtuquajtura “shoqëri sekrete” duke pohuar se i njeh ato.

“Kam bashkëjetuar me këto shoqëri, kam pasur të bëjë me këto shoqëri, nuk jam pjesë e saj, për një arsye, jo pse këto janë shoqëri që e dëmtojnë dikë ose e dëmtojnë shoqërinë. Edhe këto e luajnë rolin e vet, në mrekullitë që ndodhin, duke filluar tek të ndritshmit Iumanati siç quhen”, ka thënë Pacolli, në emisionin “Me Shukin”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Madje sipas Pacollit, shoqëritë e njohura me emrin Iluminati kanë një ndikim të madh në shumë “mrekulli të botës” siç i ka quajtur Pacolli, që ka qenë gjithashtu ish-zëvendëskryeministër i Hashim Thaçit.

“Ata kanë luajtur një rol shumë të madh edhe në zhvillimin e shkencës edhe artit dhe shpikjeve të ndryshme”, ka thënë Pacolli.

Por përkundër kësaj, ai thotë se kurrë nuk ka qenë pjesë e tyre.

“Kam pasur një besim më të tepër tek feja, dhe gjithmonë kam shikaur në fund të ditës me ju largu këtyre”, ka thënë Pacolli.

Ai në emision i referohet disa herë, librit të shenjtë të myslimanëve, saktësisht ajeteve kuranore./Insajderi

ME TE LEXUARAT