Grabitet kompania “Bechtel Enka”

Kliko per me shume info

bechtelNjë vendpunishte e kompanisë “Bechtel Enka”, në afërsi të fshatit Mirash në Komunën e Ferizajt është grabitur mëngjesin e ditës së premte.

Katër persona kanë grabitur rreth 150 litra naftë dhe dy akumulatorë nga ky lokacion.

Kliko per me shume info

Sipas Zëdhënësit të Policisë Rajonale të këtij qyteti, Agim Bashi, njëri nga 4 personat ishte i armatosur me një armë të shkurtër dhe e kanë mbajtur viktimën nën kërcënimin e saj.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka zhvilluar planin operativ “unaza e çeliktë” por për momentin nuk ka të arrestuar, njofton Klan Kosova.

Përfaqësues të kompanisë që po ndërton autostradën e re “Arbër Xhaferi” nuk deshën të komentojnë për këtë rast.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here