BBC ka disa fjalë për Shqipërinë, nuk do t’a besoni se për çfarë

UntitledGjigandi mediatik BBC publikon një shkrim për Shqipërinë. Titulli ishte: ‘’Udhëtoni për në Shqipëri, vendin e famshëm për tolerancën”. Duke e nisur kështu, BBC i dedikoi një shkrim Shqipërisë në lidhje me tolerancën fetare. BBC i referohet vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri në vitin 2014, i cili vlerësoi vendin ballkanik për tolerancën e dukshme fetare, duke thënë se kjo duhet të shërbejë si një shembull për botën. “Gjatë fjalës së tij në Tiranë, Papa Françesku vlerësoi bashkëjetesën paqësore të feve në vend, duke shtuar se ky është rast për tu veçuar, në këto kohë kur fryma autentike fetare është duke u shtrembëruar nga grupe ekstremiste, dhe ku dallimet fetare janë duke u shtrembëruar”, shkruan BBC.

“Realiteti është se Shqipëria konsiderohet prej kohësh vend i tolerancës dhe harmonisë fetare. Fetë mbizotëruese janë Islami dhe Krishterimi, me myslimanët që përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë. Megjithatë, mbetet një unitet i përbashkët në mes të njerëzve të vendit. Kishat dhe xhamitë shpesh janë në të njëjtën rrugë, dhe martesat ndërfetare janë pranuar gjerësisht në kulturën vendase”, vijon shkrimi i BBC.

Për të ilustruar bashkëjetesën fetare në Shqipëri, BBC sjell shembullin e fshatit Malbardh, në veri të Shqipërisë, ku popullsia lokale myslimane mblodhi fonde për të rindërtuar kishën e vetme katolike të fshatit. Po ashtu, BBC shkruan se ka shumë ngjarje fetare ku janë të pranishëm myslimanë dhe të krishterë, siç është Dita e Ujit të Bekuar, një festë e krishterë që festohet nga pjesëmarrësit me zhytje në lumë në kërkim të një kryqi, por që është e hapur për të gjithë dhe ka pasur shumë fitues myslimanë gjatë viteve.

“Për shtetin e vogël ballkanik në të cilën fëmijët rriten duke dëgjuar edhe thirrjen për namaz dhe kumbimin e kambanave të kishave”, BBC shkruan se “për ta, bashkëjetesa dhe harmonia janë aq natyrale sa frymëmarrja”.ata

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lirimi i “të fortit” të Durrësit, Prokuroria ankimon vendimin e Gjykatës

Prokuroria e Apelit në Durrës do të ankimojë në Gjykatën e Lartë vendimin ...