Mundet Bayerni, Dortmund fiton “klasiken” e Bundesligës

dortmundiiDortmund i shkaktoi disfatën e parë Bayernit te Mynihuit në kampionat.

“Klasikja” e Bundesligës që u luajt në “Signal Iduna Park” përfundoi me fitoren 1-0 të vendasve duke rihapur kampionatin gjerman.

Verdhëzinjtë shënuan shpejt në minutën e 11. Aubameyang u gjend më së miri në zonë dhe shfrytëzon një top të Gotze për çuar në rrjetën e portierit Neuer.

Ndeshja vazhdoi me ritme të larta, me skuadrën e Ancelottit që kërkonte barazimin, i cili nuk erdhi asnjëherë. Madje deri në përfundim të pjesës së parë, ishte Dortmund që rrezikoi me Andre Schurrle.

Pierre-Emerick Aubameyang ishte sërish i pari që rrezikoi në pjesën e dytë, por Neuer i mohoi golin.

Franck Ribery gjen rrjetën, por anësori njofton për një pozicion jashtë loje. Xabi Alonso provoi nga jashtë zone në të 61-n, por traversa i mohon golin. Në fund, edhe Robert Lewandowski provoi të shënonte, por gjuajtja e tij më kokë përfundoi në të majtë të portës.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

nico-rosberg

Shokon piloti i njohur: Tërhiqem nga “Formula 1”

Befason Nico Rosberg. Gjermani njoftoi tërheqjen nga Formula 1. Një vendim që ...