Batutat e Ramës me deputetin gjerman që njoftoi mos hapjen e negociatave

Kliko per me shume info

deputeti-merkelPara se të takohej me Lulzim Bashën në një darkë pune, deputeti gjerman Gunther Krischbaum zhvilloi një takim me Kryeministrin Edi Rama, në cilësinë e kreut të Komisionit për Çështjet Europiane në “Bundestag”.
Burime për Top-Channel thanë se takimi është bërë me kërkesë të Krichbaum. Të njëjtat burime thonë se që në fillim të takimit, deputeti gjerman është shprehur qartë se qëndrimi i tij ishte personal, nuk i përket CDU/CSU-së, as grupit parlamentar dhe as kancelares Angela Merkel.

Sipas burimeve nga Kryeministria, Kryeministri Edi Rama e ka pritur Krischbaum në këtë takim personal si një vlerësim për mbështetjen që ky i fundit ka dhënë dhe jep për reformën në drejtësi.

Kliko per me shume info

Në fund të takimit, mësohet se Rama i ka kërkuar me humor deputetit gjerman që të “mos përfshijë Shqipërinë në fushatën elektorale në Gjermani, ku në pranverë mbahen zgjedhjet e përgjithshme dhe të mos përfshinte as Partinë Demokratike.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here