Batutat e Ramës me mbiemrin “Berisha”, shpërthejnë të qeshurat në Samitin e Diasporës

rama-berisha16Salla ku po zhvillohet Samiti i Diasporës që parashikon t’i japë zgjidhje problemeve të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit është mbushur me të qeshura nga batutat e kryeministrit Rama për mbiemrin ‘Berisha’. Një shqiptar që jetonte në Gjermani tha se e kishte mbiemrin “Berisha”, por kaq ka mjaftuar që kryeministri të komentonte: “Si mund të na mungonte një Berishë këtu!”

Në përgjigje qytetari i thotë se është një Berishë i duruar, ndërsa Rama ia kthen: “Bëj pyetjen, se ju Berishët keni një gjë, që flisni gjatë shumë”.

Pikërisht këtu nisën edhe të qeshurat në sallë, ndërsa Rama vijoi me përgjigjen e tij për përmirësimin e rendit.

Pyetja: Sa është në gjendje qeveria shqiptare të forcojë rendin dhe ligjin që të ndjehemi komfort të investojmë?

Rama: E para dhe e fundit pyetje, ulu tani se s’ka tjetër. Në orën 7 kemi një koncert, zërat atje janë më të bukur se i imi. Nuk dua t’ju mbaj më gjatë. Mund t’ju them dy gjëra. Po bëjmë një reformë shumë rrënjësore. Kemi një moment ngecje se ligji i vettingut për të hequr nga sistemi të korruptuarit është duke u trajtuar nga Gjykata Kushtetuese. Besoj se kjo reformë do na japë një faqe të re. Sa për Rendin, besoj se keni ardhur më përpara në Shqipëri e keni ndryshimin para syve. Nëse do vije 5 vite më parë do ju ndalonte një polic dhe do ju kërkonte birrë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

2 comments

  1. mos e kruaj njeri me berishet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lirimi i “të fortit” të Durrësit, Prokuroria ankimon vendimin e Gjykatës

Prokuroria e Apelit në Durrës do të ankimojë në Gjykatën e Lartë vendimin ...