Largim i bujshëm nga Man.United, futbollisti: Në janar firmos për Evertonin

bastianEdhe pse Jose Mourinho i ka hapur derën, duke e rikthyer te skuadra e parë, pasi e la jashtë saj për një periudhe të gjatë, karriera e mesfushorit gjerman Bastian Schweinsteiger do të jetë larg Manchester United.

Ne adresë të 32-vjeçarit gjerman ka ardhur sot një ofertë konkrete nga ana e drejtuesve të Everton, që e shohin Schweinsteiger  si një përforcim të nevojshëm për kampionatin. Tashmë pritet reagimi i United, nëse do ta lërë të lirë lojtarin apo jo, ndërkohë që Everton e kërkon fillimisht në formë huazimi.

Ai që ka pranuar interesimin për mesfushorin gjerman është vetë trajneri i Everton, Ronald Koeman, që tha se e konsideron Schweinsteiger si një blerje më rëndësi. Kjo edhe për faktin se James McCarthy vuan një dëmtim, ndërsa Gareth Barry tashmë është 35 vjeç dhe nuk jep më garanci.

Ndaj dhe mesfushori gjerman shihet si një opsion i mundshëm dhe me rëndësi për të ardhmen e Evertonit, duke qenë në krye të listës për të ardhur aty që në janar. Mourinho ende nuk e ka thënë fjalën e tij, por është gati të lërë të lirë lojtarin gjerman.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Finalja e Kupës së Brazilit, ndodh e pazakonta, përlotet mbarë stadiumi

Ndeshja për kupën e Brazilit mes Gremios dhe Atletik Mineiros ka rikujtuar ...