Përmbytjet, Bashkia e Tiranës thirrje qytetarëve: Shmangni qarkullimin

bashkia-tiranePer shkak te situates se krijuar për shkak të intensitetit shumë të lartë të reshjeve gjatë paradites së sotme, Bashkia e Tiranësi bën thirrje qytetarëve që të ulin sa të shumë qarkullimin gjatë orëve në vijim, si dhe të shmangin frekuentimin e brigjeve të lumenjve në zonat periferike, që paraqesin rrezikshmëri.

“Bashkia e Tiranës ka evidentuar të gjitha rrugët problematike dhe me mundësi të lartë për t’u bllokuar gjatë reshjeve të dendura të shiut, si dhe prej ditës së djeshme 1800 punonjës nga ndërmarrjet e rrugëve, pastrimit, kanalizimeve, ndriçimit, Policia Bashkiake, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Zjarrfikëset, kanë ngritur grupe të posaçme pune në terren, në shërbim të qytetarëve.

Aktualisht, situata në Tiranë përgjithësisht është nën kontroll, por ka disa zona të cilat paraqesin problematika për shkak të pranisë së shtuar të ujit. Situata është më e rënduar në zonat rurale, në Njësitë Administrative Zall Bastar dhe Zall Herr, me dëmtimin e disa urave, për shkak të prurjes së jashtëzakonshme të ujit nga përrenjtë dhe lumenjtë. Gjithashtu, nga 200 shkollat e Tiranës ka pasur problematika vetëm në 2 shkolla, ku është ndërhyrë menjëherë për përmirësimin e situatës.”

Problematikë e shtuar shfaqet edhe në Njësinë Administrative 8, në zonën e Bregut të Lumit, i cili ka dalë nga shtrati. Bashkia e Tiranës po monitoron situatën, për të ndërhyrë edhe me evakuimin e banorëve aty nëse do të jetë e nevojshme.
Bashkia e Tiranës këshillon qytetarët që të shmangin qarkullimin në zonat e mëposhtme të qytetit:
– Ura e Shkozës, Njësia 1
– Zona e Selitës
– Zona e rr. Misto Mame
– Rr. Don Bosko
– Zona e Bregut të Lumit
Në raste emergjencash, ju lutemi të kontaktoni në numrin e emergjencave 112 ose me Administratorin e Njësisë tuaj Administrative.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

cico-pata2016

Vrasja e Elton Cicos e Nelgert Patës, prokuroria bashkon dosjet në hetim

Në një kohë që të gjitha ngjarjet e rënda kriminale mes dy ...