Basha: Vettingu pretekst i Ramës! Gati ta amendojmë ligjin

basha-vettinguKryetari i PD, Lulzim Basha e quajti Vettingun pretekst të Edi Ramës për të justifikuar atë që ai e quajti si “dështim të tij”, ndërsa dha edhe një rrugëzgjidhje për këtë ligj, zgjidhje që shmang Gjykatën Kushtetuese.

“Lidhur me Vettingun unë dhe Partia Demokratike jemi gati të amendojmë ligjin pa patur nevojë që të presim Gjykatën Kushtetuese. Kushtetuta thotë që Vettingun duhet ta bëjë Kuvendi, kurse Edi Rama do ta bëjë ai vetë. Ai e ka Vettingun pretekst për të mbuluar dështimin e tij. Zgjidhja është e thjeshtë dhe mund të bëhet që tani duke respektuar Kushtetutën e vendosur me konsensus”, deklaroi në një konferencë për mediat, kreu i PD.

Basha tha se qeveria po krijon armiq imagjinarë në Perëndim për t’iu shmangus, sipas tij, gjendjes së krimit dhe drogës në vend.

Reagimi i kreut demokrat mbërriti pas fjalës së mbajtur nga Kryeministri Edi Rama pas kthimit nga vizita në Gjermani dhe takimit që pati atje me Kancelaren Angela Merkel.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lindita Nikolla letër mësuesve: Sa do t’ju rriten rrogat

Ministria e Arsimit nëpërmjet një letre të gjatë dedikuar çdo mësuesi thotë ...