Basha publikon “foton” e Ramës me Shullazin: BE është në alarm

rama-shullaziKreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar me një status në “Facebook” pas përgjigjes që Rama i dha Presidentit të Republikës për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Rama ironizoi Nishanin për situatën e kanabisit duke thënë që duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së.

Por Basha ka publikuar një fotomontazh të Ramës me Shullazin, Roshin dhe Bushin në Kryeministri.

“Kryeministri si kryebrigadieri i droges: deri dje bente sikur nuk e shihte ate qe mediat boterore e pagezuan si “Kanabistan” i tij. Tani qe BE ka vene alarmin per kercenimin e sigurise nga droga e Rames, dhe pasi mbylli sezonin e korrjes, ben sikur kerkon ndihme.

Droga eshte kercenimi me i madh per Shqiperine dhe cdo shqiptar. Vetem kryebrigadieri i bere dru nga malli i vet ben sikur nuk e kupton. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen”, shkruan Basha.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

idrizi

“Shqipëria të mos guxojë ta sfidojë Greqinë”, Idrizi i përgjigjet ministrit grek

Kreu i PDIU Shpetim Idrizi ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit grek ...