Basha: PD do të realizojë hapje të paparë deri tani, do ndryshojmë realitetin politik

Kliko per me shume info

basha-pdKryetari Lulzim Basha deklaron se Partia Demokratike po bëhet gati për një hapje me qëllim ndryshimin e realitetit politik sot në Shqipëri.

Sipas Bashes, do të jenë një serë vendimesh që do t’u hapin rrugë të gjithë atyre që duan të kontribuojnë në Partinë Demokratike.

Kliko per me shume info

Kreu i PD, theksoi se vendimi për hapjen e PD nuk do të jetë thjeshtë makiazh, por i vërtetë dhe do të nisë nga degët në bazë dhe deri te Kryesia dhe grupi parlamentar.

“Ky është një proces ku do të përfshihet të gjithë kryetarët, nga degët e PD te Grupi dhe Kryesia.

Por dua t’i siguroj, që hapja dhe ndryshimi i PD do të jetë i vërtetë dhe i pakthyeshëm. Makiazhet do të minonin shanset për një ndryshim pozitiv në Shqipëri” tha ai.

Lideri i PD, foli gjithashtu edhe për kufizim pushteti brenda PD. Përsa i përket humbjes në Kolonjë, Basha u shpreh se “Për Kolonjën mund të iu them, se kushdo që kërkonte një provë tjetër ja ku e ka.

Në një zonë ku e majta ka qenë gjithmonë e avantazhuar, pati shit blerje votash” deklaroi ai.

Deklarata e plotë e Bashës
Unë e kuptoj shqetësimin e një shoqërie të zhgënjyer me politikën, pasi edhe në të shkuarën kur ka lindur një dritë shpresë është shuar.

Por dua t’i siguroj, që hapja dhe ndryshimi i PD do të jetë i vërtetë dhe i paktheshëm. Makiazhet do të minonin shanset për një ndryshim pozitiv në Shqipëri.

Do të ndërtojmë së bashku një proces, që do të japë garanci që ndryshimi do të jetë i vërtetë.

Procesi dhe udhëtimi do të jetë i vështirë dhe anetemuar nga elitat që kontrollojnë median.

Do t’ia dalim që PD të kthehet në shpresën për të qytetarët shqiptarë, pasi ajo që do të ndërtojmë është që të mos ofrohet mundësia vetëm për një grup njerëzish, por shanse për të gjithë.

Ky është një proces ku do të përfshihet të gjithë kryetarët, nga degët e PD te Grupi dhe Kryesia.

Qëllim është hapja e PD. Synim është politika në shërbim të njerëzve, do ta nisim brenda PD.

Me rregullat dhe parimet që do të zbatojmë do të japim garancinë tonë me vepra, jo me fjalë.

Aleanca të madhe qytetare që duhet të besojë te një ndryshim i vërtetë. Një grup njerëzish kontrollon gjithcka në Shqipëri, por duhet të kuptojë që ka përballë të gjithë shqiptarët.

Rezistencë të fortë, jo për hir të parimit, por të milionave që fusin në xhep cdo ditë.

Për Kolonjën mund të iu them, se kushdo që kërkonte një provë tjetër ja ku e ka. Në një zonë ku e majta ka qenë gjithmonë e avantazhuar, pati shit blerje votash.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. hahahaha, sa shakaxhi qe eshte ky more shoke?! 8 vite ne pushtet e ndryshove vence politiken, kusur nuk i le. Nuk i pe njerezit sa te “gezuar” ishin? Hej, lulash, po per zgjedhjet ne Kolonje ndonje koment? Hahahahahaha….

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here