Basha: PD-ja do të hapë negociatat me BE-në

basha-matKreu i PD-së, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat u shpreh se vlerëson progres raportin për Shqipërinë.

Ai shtoi se se do të jetë partia që ai drejton që pas zgjedhjeve të ardhshme do të hapë negociatat me Bashkimin Europian.

Basha tha se krimi dhe korrupsioni janë problematikat e Shqipërisë, ndërkohë shtoi sfidë e fortë janë zgjedhjet e lira e të ndershme.
“Hapja e negociatave do të jetë fillimi i një rruge të gjatë e të vështirë por të sigurtë e të pakthyeshme të vendit tonë. Sot ka një dritë shprese për gjithë shqiptarët që e duan Shqipërinë si gjithë Europa. Sfida mbetet ajo e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sfidë po kaq e madhe, mbetet lufta kundër krimit, korrupsionit, fusha që Shqipëria nuk ka bërë para. Dua të siguroj qytetarët se PD, do të jetë po kështu partia që do të hapë negociatat me BE, do të nisë këtë proces për ëndrrën tonë europaine dhe përmes bashkimit të të gjithë shqiptarëve që duan një qeveri të kontrolluar nga qytetarët dhe jo nga krimi, ne do ia dalim”,  përfundoi Basha./LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. Pd-errat i ka braktisur Europa dhe Amerika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

dokumenti-aranit-cela

Del dokumenti, në vitin 1941 Aranit Çela kërkoi punë në administratën e fashizmit

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme zbulon një tjetër dokument në ...