Basha: Po të kem gjë në dorë, firmos që neser hapjen e negociatave për Shqipërinë

Politikë

basha-spitalKreu i PD-së, Lulzim Basha ka sqaruar lajmin e trilluar nga PS, se opozita kërkoi në Bruksel që Shqipërisë mos t’i hapen negociatat.

Basha ka qenë i ftuar në emisionin "Top Story" ku është shprehur se PD nuk ka asnjë vendimmarrje për hapjen e negociatave, por kjo gjë i takon vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Komisioni ndërparlamentar Shqipëri-BE nuk ka ansjë rol në vendim-marrjen për hapjen e negociatave”, tha Basha, duke theksuar gjithashtu se nëse kjo çështje do të varej nga kryetari i PD, do të firmoste menjëherë hapjen e negociatave.

“Po të jetë në dorën time e firmos që nesër hapjen e negociatave të Shqipërisë”, deklaroi Basha.

Kreu i demokratëve shprehu gjithashtu shqetësimin për drogën dhe zgjedhjet e ardhshme.

ME TE LEXUARAT