Basha: Vendi ka nevojë për investime, Rama harxhon 25 milionë dollarë për mobilime

basha-pdKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar sot se, “Kryeministri Edi Rama ka ndarë 25 milionë dollarë për zyra dhe mobilim zyrash në buxhetin e vitit 2017.

Kjo shumë marramendëse për një vend si Shqipëria i shtohet qindra milionë dollarëve të tjerë të harxhuar këto tre vjet për fasada, zyra dhe kolltuqe nga Edi Rama”.

“Moti i keq i ditëve të fundit nxorri në pah nevojën jetike që ka vendi për investime në infrasrukturë dhe në mbështetje për njerëzit në nevojë.
Pak ditë rreshje sollën pasoja dramatike: qindra hektarë tokë u përmbytën, mijra familje humbën të mbjellat dhe gjënë e gjallë nga e cila varet jeta e tyre, qindra shtëpi u bene te pabanueshme, zona të tëra mbetën të izoluara dhe pa energji.
Por kjo emergjence nuk është prioritet i Edi Ramës. Prioriteti i tij i vetëm janë fasadat dhe kolltuqet.

Ky që justifikohet kudo se nuk ka para për shëndetësinë dhe arsimin ndaj po ja u jep privatëve, ka përherë para pa fund për zyrat e tij dhe të shërbëtorëve të tij. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen”, është shprehur Basha në deklaratën e tij.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

nishani16

Presidenti Bujar Nishani dekreton datën e zgjedhjeve Parlamentare të 2017

Presidenti i Republikës se Shqiperise, Bujar Nishani ka dekretuar këtë të hënë ...