Bashkëpunim me LSI-në? Basha flet për herë të parë: Ja kushti ynë

basha-meta16Kreu i PD-së Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat ka nënvizuar faktin se veshja e pushtetit me krimin, mbulimi i vendit nga droga dhe zgjedhjet e lira e të ndershme janë parakushti për integrimin e vendit.

Ai ka folur edhe për bashkëpunimin me partitë e tjera për zgjedhjet e ardhshme, Basha ka theksuar se janë keqkuptuar deklaratat që ka bërë një ditë më parë kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, por ka deklaruar edhe kushtin e opozitës për këtë bashkëpunim.

“Këtu ka një interes të madh, s’arrij ta ndaj sa është gazetaresk dhe sa është tabloid se ka edhe keqkuptime të deklaratave të funksionarëve të lartë të PD. Një një betejë ekzistenciale me pushtetin e veshur me krim, me pushtetin më të keq se cdo diktaturë, për një qëllim madhor kombëtar sic është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është i thirruir kushdo qytetar, faktor politik, që s’është pjesë e krimit, drogës, s’është pjesë e vullntetit për të prishur zgjedhjet e shqiptarëve, kjo s’është betejë për PD, është betejë për të ardhmen e shqiptarëve.

Ky është edhe kufiri që ndan dy lloj forcash politike, kush e konsideron veten pjesë të krimit dhe mbështetet te krimi dhe droga për të prishur zgjedhjet e ardhshme, do qëndrojë në anën tjetër që do përballet me koalicionin më të madh qytetar”, tha Basha.

Për koalicionet?

Basha: Ky është diskutim krejt tjetër që s’mund të eklipsojë vendimin tonë për të ndërtuar aleancën më të madhe të mundshme për t’i dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kur vjen puna kundër një aleance edhe cdo deptuet socialist është i mirëpritur në këtë betejë. Për aleanca është punë tjetër.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

berisha-kuvend

Çfarë nuk u dëgjua dje në Kuvend…Ministri i Ramës: Sali Berisha të dua!

Edhe seanca e djeshme në Kuvend është shoqëruar me debate mes Ramës ...