Basha flet për përjashtimin e Mhill Fufit nga grupi parlamentar i PD-së

basha-matKreu i PD-së Lulzim Basha ka folur shkurtimisht për vendimin për përjashtimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të deputetit Mhill Fufi.
“Për cështjen ka pasur një komunikim, do të ketë komunikime të tjera”, u shpreh Basha.

Kreu i demokratëve theksoi se opozita do të bëjë një aleancë të madhe për të siguruar luftën kundër drogës.

“Kisha një takim me përfaqësues të medias nga fusha të ndryshme të shoqërisë civile që kanë të bëjnë me tre problemet kryesore; krimi, droga dhe zgjedhjet e lira. Tre probleme që nuk i përkasin vetëm PD, por janë më të mëdhatë që përballen shqiptarët. Mund të them se nga ky takim, dal edhe më i inkurajuar për të ndërtuar së bashku me shqiptarët një aleancë sa më të madhe për të luftuar krimin dhe drogën. Do të formulojmë një aksion politik opozitar, ku secili do të luajë rolin e tij” – përfundoi Basha.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

rama-komunikimi

Edi Rama: Miratimi i buxhetit arritje, shmangëm greminën

Kryeministri Edi Rama në “Komunikimin Javor” është ndalur tek buxheti i 2017, ...