Basha reagon ashpër ndaj Ramës: T'i je kundër Shqipërisë, po qeveris me kriminelë

Politikë

basha-pdKreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se ndjen keqardhje për PD që votoi kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Basha në një postim në "Facebook" shkruan se Rama është vetë kundër Shqipërisë, pasi ka ndarë pushtetin me trafikantë droge e kriminelë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kundër Shqipërisë je kur qeveris me banditë e trafikantë; Kundër Shqipërisë je kur dhunon e blen votën e shqiptareve; Kundër Shqipërisë je kur vjedh dhe mbush xhepat me parate e ilaceve te femijeve shqiptare, kur e zbraz atë nga rinia, kur e mbush me droge, kur i mbyt shpresën e besimin. Koha e dokrrave po sos. Shqipëria është kundër teje cdo ditë e më shumë. Dhe Shqipëria do të jetë më mirë pa ty”, shkruan Basha në Facebook.

/LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT