Barbosa: Ja pse festova si i cmendur pas shënimit të golit

barbosaSulmuesi i Inter Gabriel Barbosa ka zbuluar se festimi i tij i çmendur pas golit të barazimit në derbi ka ardhur për shkak të pasionit që ka për ngjyrat zikaltër.

Braziliani, i njohur ndryshe si ‘Gabigol’ u transferua te Inter nga Santos gjatë kësaj vere për një shumë që raportohet të ketë qenë 28 milionë euro, por akoma pritet zbresë në fushë si titullar për klubin.

Pasi ekipi i tij shënoi gol në minutën e fundit të derbit të së dielës. braziliani shkoi dhe iu hodh në qafë trajnerit Stefano Pioli, me videot që u përhapën menjëherë online.

“Jam mirë, çdo gjë po shkon mirë,” shprehet 20 vjeçari për gazetarët. “Tani kemi Piolin, nuk e di se si do të shkojë, por jam mirë. Jam një person që bën punën e tij me pasion të madh.

Mbase gëzimi i madh vjen si pasojë e pasionit të madh që kam për këto ngjyra që i vogël dhe kjo ishte arsyeja pse reagova në atë mënyrë.”

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Këtë ngjarje nuk e keni parë në asnjë fushë futbolli

Këtë ngjarje nuk e keni parë në asnjë fushë futbolli

Një episod i cuditshëm dhune ka ndodhur në futbollin anglez. Ngjarja ndodhi ...