Banorët e Himarës rikthejnë protestat për pronat: ‘’ Jemi gati të japim jetën për pronën’’

11Cështje e pronave në Himarë risolli protestat. Banorët e Himarës ringrejnë zërin për pronat, të cilat preken nga projekti i ri urbanistik. Drejtuar kryeministrit, banorët deklarojnë se janë gati të japin dhe jetën për pronat.
“Çështja e pronave duhet të zgjidhet sa më parë. Jemi gati të japim jetën për pronën
Po provokohemi. Duhet të ruajmë qetësinë nga provokimet”, kanë thënë banorët.
Edhe Nikollaq Neranxi, Kreu i Shoqatës për mbrojtjen e Pronave të Bregdetit dhe Biznesit të vogël iu ka bërë thirrje ambasadorëve të kthejnë sytë nga Himara.

“Apel ambasadave që ta shikojnë me prioritet problemin e Himarës. Himara është një popull që i ka mbështetur të gjithë. Do lidhemi me zinxhirë dhe pronën nuk do ta lëshojmë. Kjo është protesta e fundit përballë bashkisë pasi Jorgo Goro nuk e meriton.
Himarjotet e rritën një djalë çam që ngeli në rrugë. Çamët kur kane ardhur në Shqipëri janë mikpritur nga himarjotët. Goro e dha përgjigjen e tij që është i vendosur të na marrë pronën. Ai është i kapur. Nuk do lejojmë që Himarën të na e marrin përderisa e kemi. Nuk do lejojmë qeverinë që të mbaje qëndrim selektiv duke i dhënë njërit komunitet pronën dhe tjetrit jo”, deklaroi Neranxi.

Kliko per me shume info

Për të ruajtur rendin protesta është mbajtur nën vëzhgim nga forca të shumta policie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here