Banka zvicerane: Pasuria e shqiptarëve 21 miliardë dollarë, të pasur vetëm 1 për qind

euro-borxheBanka e njohur zvicerane Credit Swiss, ka publikuar raportin e pasurisë globale për vitin 2016, në të cilin bën një analizë të detajuar edhe për Shqipërinë.

Sipas raportit, pasuria totale që kanë shqiptarët llogaritet në 21 miliardë dollarë, të cilës i korrenspodon një mesatare prej 9 mijë e 200 dollarë për të rritur, çka e klasifikon Shqipërinë si një vend të varfër.

Por si është shpërndarë kjo pasuri? Sipas raportit, pjesa dërrmuese e individëve në Shqipëri, ose mbi 73.3 për qind e tyre, kanë një pasuri minimale nën 10 mijë dollarë për frymë.

Pak më shumë se një e katërta e popullsisë, ose 26 për qind e saj kanë një pasuri që varion nga 10 mijë deri në 100 mijë dollarë. Ndërsa të pasurit, ata që kanë një pasuri mbi 100 mijë dollarë përbëjnë vetëm 0.7 për qind të popullsisë.

Të dhënat e raportuara nga Credit Swiss tregojnë se shqiptarët janë populli i dytë më i varfër në Ballkan pas Serbisë. Të gjithë qytetarët e vendeve të tjera kanë një pasuri mestarisht me të lartë se ajo e Shqipërisë, e cila varion nga 9 mijë e 600 dollarë për frymë në Maqedoni deri në 103 mijë dollarë në Greqi.

Raporti i Credit Swiss mbi pasurinë globale është një nga referencat kryesore në botë për treguesin e pasurisë. Ai mat pasurinë neto të individëve në 130 shtete të botës. Sipas raportit, pasuria e individëve matet duke mbledhur të gjitha asetet që ata kanë, si depozitat në banka dhe pasuritë e tjera të tundshme apo të patundshme, minus borxhet që kanë marrë./tch

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

call-centre

Call-Center, sipërmarrësi italian: ‘’Do iki nga Shqipëria…’’

Ditë më parë, Shqipëria u trondit nga vendi fqinj, pasi hodhi lajmin ...