Banka e Shqipërisë: Kreditë e ‘fshira’ arrijnë në 6.3 miliardë lekë

4
Kliko per me shume info

banka-shqiperiseBanka e Shqipërisë bën të ditur se, për tetë muajt e parë të vitit, vlera e kredive të fshira arriti në 6.3 miliardë lekë, nga bilanci i kredive me probleme.

Ulja e vlerës së kredive të fshira lidhet me një shterim të pjesshëm të këtij proçesi, pikërisht sepse pjesa më e madhe e kredive të humbura u fshinë vitin e kaluar. Fshirja më e pakët e kredive të humbura ka qenë e pamjaftueshme për të ulur më shumë nivelin e kredive të këqija gjatë këtij viti dhe në fund të shtatorit ky tregues arriti në 21.3%.

Kliko per me shume info

Megjithëse, BSH vlerëson se shuma e kredive që duhen fshirë në bilance ende është e konsiderueshme dhe pret që në muajt e fundit të vitit të ketë sërish një përshpejtim të pastrimit të bilanceve nga kreditë e humbura.

Përgjithësisht, ky proces është më i përqendruar në muajt e fundit të vitit, para se bankat mbyllin bilancin vjetor. Sipas ndryshimeve rregullatore që miratoi Banka e Shqipërisë vitin e kaluar, bankat duhet të nxjerrin nga bilancet kreditë që janë kategorizuar për më shumë se tre vjetësh si të humbura.

Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, deri në fund të muajit gusht vlera e kredive të humbura ishte rreth 61 miliardë lekë, megjithatë nuk ka një përllogaritje të saktë se sa prej tyre plotësojnë afatet e përcaktuara për t’u fshirë nga bilanci.

Sipas BSH-se, për të gjithë vitin 2015 bankat fshinë rreth 27 miliardë lekë kredi të humbura.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here