Turqi-Kosovë, ja cfarë shkruhej në banderolën që turqit hapën në stadium

banderola-kosove-turqiTë shtunën në mbrëmje është luajtur ndeshja Kosovë -Turqi, që u fitua nga këta të fundit me rezultatin 2:0.

Kosova luajti mirë në pjesën e parë, por nuk i ka rezistuar sulmit të Turqisë në pjesën e dytë, ku pësoi 2 gola në vetëm 5 minuta.

Ndërkohë gjatë momentit kur luheshin himnet e Turqisë dhe Kosovës në stadiumin e Antalias, tifozët vendas shpalosën një banderolë gjigante me hartën e shtetit të tyre dhe një moment të shkëputur nga grushti i dështuar i shtetit më 15 korrik të këtij viti.

Në banderolë shkruhej: “Dëshmorët nuk vdesin. Atdheu ynë është i pandashëm”, duke iu referuar kështu tentativës për grusht shteti që dështoi pasi populli doli në rrugë kundër ushtrisë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Fikja e dritave në stadiume, nga Anglia e Turqia deri te “Super Bowl”-i

Dy rastet e fundit të fikjes së dritave në stadiumet tona kanë ...