Banda e prostitucionit në Itali, ja gjashtë shqiptarët e arrestuar

banda-italiPolicia Italiane ka shkatërruar një tjetër organizatë kriminale që merrej me prostitucion. Operacioni i policisë së vendit fqinj u zhvillua në Modena mëngjesin e kësaj të mërkure.

Të arrestuarit në këtë aksion janë shtetas rumunë, shqiptarë dhe italianë të cilët ‘furnizonin’ me femra të reja, profesioniste të seksit, zonën përreth teatrit të “Tempullit”, pranë qendrës së qytetit.

Hetimet për këtë grup kriminal janë ende në zhvillim dhe ende nuk dihet nëse kjo organizatë është e njëjta që siguronte prostituta në rrugën “Emilia Ovest”, deri në Cittanova, gjatë orëve të mbrëmjes apo një tjetër.

Sipas policisë italiane të arrestuarit janë:

Ismet Rapi, 36-vjeç

Flamur Beluli, 30-vjeç

Petrit Thartori, 41-vjeç, i njohur si Titi.

Ndërkohë tre shqiptarë të tjerë janë në arrest shtëpie dhe bëhet fjalë pikërisht për:

Gerta Rapi, e njohur si Pamela në rrjetin e prostitucionit, 34 vjeçe

Dorian Cakri 27 vjeç

Fabiol Cakri, 25-vjeç

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia2015

Mashtrimi/ Bien në pranga 3 persona, tentuan t’i merrnin 280 euro një 28-vjecari

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi dy muaj më parë ...