Goditet banda shqiptare e drogës në Itali, 17 arrestime, ja kush ishte "bosi"

Aktualitet

shqiptaret-drogePolicia italiane diten e sotme tha se shkatërroi një grup trafikantësh të lëndëve narkotike që merrej me përpunimin dhe shitjen e drogës së ardhur nga Shqipëria. Operacioni u zhvillua në Raguza. Në pranga ranë 17 anëtarë të grupit që drejtohej nga shqiptari Julian Hoxha.

Policia italiane shkatërroi një grup kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria dhe e shiste në tregun italian. Gjatë një megaoperacioni në Raguza, në pranga ranë 17 anëtarë të klanit që drejtohej nga shqiptarë dhe kishte në përbërje edhe italianë, tunizianë e polakë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupi drejtohej nga shqiptari Julian Hoxha, i cili kujdesej për marrjen e drogës së trafikuar nga Shqipëria dhe përpunimin e saj. Hetimet për këtë klan kishin nisur që në vitin 2012, kohë prej të cilës të gjithë anëtarët e arrestuar së fundi ishin vënë nën mbikqyrje dhe nën përgjim telefonik. Pas përpunimit, marjuana, heroina e kokaina paketoheshin e shiteshin në Modika, Pocalo e Rosolini, tregje në të cilat ky grup kishte kontroll të plotë.

Pjesë e grupit ishin edhe disa vajza, të cilat kishin lidhje sentimentale me drejtuesit. Me transportin dhe shitjen e drogës merrej një tjetër shqiptar, Algert Selmani. Erisa Gjonaj, e dashura e kreut të grupit Julian Hoxha, merrej me fshehjen dhe shitjen e drogës. Të njejtin funksion kishte edhe shqiptari tjetër Xhediljano Selmanaj. Ndërsa e dashura e tij, italiania Martina Kiaramonte, sëbashku tunizianen Fadva Çagar dhe polaken Justina Vudarçik merreshin me procesin e dërgimit të drogës në vendet e porositura nga blerësit.

Shtetasi tunizian Dakhil Maxhri, i dashuri i polakes Vudarçik merrem me ruajtjen e shtëpisë ku përpunohej droga. Në këtë shtëpi qëndronin motrat italiane Lorenza e Meri Salonia, të cilat që prej nisjes së hetimeve ishin lënë në arrest shtëpie. Funksioni i tyre ishte të prisnin blerësit dhe tu dorëzonin atyre sasinë e kërkuar. Mes pjesëtarëve të organizatës figurojnë edhe shtetas të tjerë italianë. Dy shqiptarë të tjerë u arrestuan në flagrancë duke shpërndarë 200 drogë, sasi e cila iu sekuestrua.

Gjatë bisedave telefonike, për të kamufluar drogën, anëtarët e quanin atë sheqer, CD apo pjesë këmbimi. Në këtë operacion policia angazhoi 150 efektivë, 70 automjete, 1 helikopter e 12 operatorë të policisë shkencore.

ME TE LEXUARAT