Goditet banda e hajdutëve në Durrës, dokumentohen vjedhjet

policia-durresGoditet një bandë hajdutësh nga policia e Durrësit pasi akuzoheshin për disa vjedhje. Mësohet se në pranga kanë rënë 4 persona, ndërsa janë sekuestruar edhe një pjesë e sendeve të vjedhura. Burimet zyrtare thonë se personat e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë grabitur për 6 muaj 8 banesa, kryesisht në lagjen 15.
Të arrestuarit janë të moshës 18-49 vjeç dhe kryesisht vidhinin sende me vlerë dhe para.
Të ndaluarit:
Dorian Deda 18 vjeç, banues në Durrës;
Artur Prenga 21 vjeç, banues në Durrës;
Alban Kaçorri 19 vjeç, banues në Durrës;
Lek Kaçorri 49 vjeç, banues në Durrës.
Grabitjet e dokumentuara
1.Më datë 03.06.2016, në lagjen Nr. 15 kanë vjedhur banesën e shtetasit M.Gj. 56 vjeç, ku kanë marrë 1 laptop, bizhuteri dhe sende të tjera;
2.Më datë 10.07.2016, në lagjen Nr. 15 kanë vjedhur banesën e shtetases V.H. 55 vjeçe, ku kanë marrë sende elektroshtëpiake;
3.Më datë 22.09.2016, në lagjen Nr. 15 kanë vjedhur banesën e shtetasit F.G.62 vjeç, ku kanë marrë një televizor dhe 2 telefona celularë;
4.Më datë 22.09.2016, në lagjen Nr. 17/1 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases A.Z. 53 vjeçe, ku kanë marrë 50 000 lekë;
5.Më datë 06.10.2016, në lagjen Nr. 15, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases A.L.58 vjeç, ku kanë marrë sene të ndryshme elektroshtëpiake.
6.Më datë 21.11.2016, në lagjen Nr.15 kanë vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit Xh.J. 56 vjeç, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe aksesorë këpucarie.
7.Më datë 25.11.2016, në lagjen Nr.15 kanë vjedhur banesën e shtetasit A.Ll.78 vjeç, ku kanë vjedhur kabull elektrik.
8.Më datë 25.11.2016, në lagjen Nr.15 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H.B. ku kanë marrë një monitor kompjuteri, 1 televizor dhe 1 laptop.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:
Televizor;
Laptop;
telefona celularë;
gur fresibël dhe sende të tjera.
Gjithashtu policia tregon se shtetasit D.Deda, A.Prenga dhe A.Kaçorri kryenin vjedhjet, ndërsa Lek Kaçorri administronte dhe shiste materialet e vjedhura në banesa të ndryshme.
Shtetasit e mësipërm janë persona me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vjedhja”dhe”Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”në bashkëpunim parashikuar në nenin 134,/2 dhe 287/b të Kodit Penal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

korce-spital

Ngjarje e rëndë në Korçë, një 28-vjeçar tenton të mbysë me rrip babain e tij

Një ngjarje mjaftë e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Korcë. Bëhet ...