Goditet banda e drogës në Greqi, kush është ‘Gendi’ kapoja shqiptar

Aktualitet

polici-greke-athinePolicia e Greqisë ka zhvilluar një superoperacion ku ka shkatërruar një organizatë kriminale me 97 persona.

Mes të arrestuarve ka grekë, shqiptarë, bullgarë, rumunë dhe afrikanë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat greke raportojnë se koka e organizatës është një shqiptar, i dyshuari kryesor i ekzekutimit të një shqiptari në Greqi më 13 nëntor.

Policia informon se gjatë operacionit ka 433 kilogramë kanabis sativa, 30.000 euro, 10 makina, një kamion, dy motorë, dy peshore etj.

Shqiptari, kapoja i bandës njihej me emrin e koduar “Gendi” dhe është i shpallur në kërkim.

Ai dyshohet se ndodhet në Shqipëri dhe ka marrë pjesë në ekzekutimin e një shqiptari me 10 plumba, ngjarje e ndodhur në 13 nëntor.

Nga hetimet rezulton se vetëm për 6 muaj, banda ka xhiruar me shumë se 19 milionë euro, shumica para që janë sjellë në Shqipëri.

Gjithashtu është sekuestruar një sasi kokaine dhe heroine.

ME TE LEXUARAT