Shkatërrohet banda e drogës në Itali, në mesin e tyre dhe shqiptarë

5
Kliko per me shume info

karabinieriNjë operacion kundër drogës në Itali përfundoi me sukses. Ngjarja e cila ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Modikës në provincën e Raguzës, shkatërroi një bandë trafikantësh përbërë nga shtetas shqiptarë, italianë e tunizianë. MËsohet se rreth 150 trupa të policisë italiane kanë kryer kontrolle e sekuestrime në shumë banesa, dhe me urdhër të Prokurorisë së Katanias kanë arrestuar 17 persona, anëtarë të kësaj bande droge.
Sipas hetimeve të arrestuarit, kontrollonin trafikimin e drogës në tërë territorin e provincës së Raguzës. Gjithashtu raportohet se dyshojnë se droga vinte nga Shqipëria. Gjatë ditës pritet konferenca e shtypit e policisë së Raguzës me më shumë informacione mbi këtë operacion e mbi të arrestuarit.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here