Balotelli lihet jashtë kombëtares italiane

balotelli2015Ai mund të konsiderohet si sulmuesi më i mirë në Evropë, megjithatë trajneri i Italisë, Ventura duket se nuk ndan të njëjtin mendim për Marion Balotellin.

Edhe pse ai është duke përjetuar një moment shumë të mirë të karrierës së tij në kampionatin francez, super Mario nuk do të jetë pjesë e “axurrëve” në dy sfidat e radhës kundër Lihteshtejnit dhe miqësores me Gjermaninë.

Trajneri i Italisë ka publikuar listën me 28 futbollistët e grumbulluar dhe bie në sy prezenca e Klaudio Markizio, i cili sapo është rikthyer në fushat e lojës me Juventusin pas një dëmtimi të gjatë. Madje edhe Zaza nuk po përjeton moment të mirë në Angli tek West Ham, mirëpo do të jap kontributin e tij për kombëtaren.

Lista e plotë me lojtarët e grumbulluar:

Portierë: Xhanluixhi Bufon (Juventus), Xhanluixhi Donaruma (Milan), Matia Perin (Xhenoa);

Mbrojtës: Luka Antoneli (Milan), Andrea Barzalji (Juventus), Leonardo Bonuçi (Juventus), Mateo Darmian (Mançester Junajtid), Matia De Shiljo (Milan), Andrea Romanjoli (Milan), Daniele Rugani (Juventus), Davide Zapakosta (Torino);

Mesfushorë: Federiko Bernardeski (Fiorentina), Xhakomo Bonaventura (Milan), Antonio Kandreva (Inter), Danilo Kataldi (Lacio), Daniele De Rosi (Roma), Klaudio Markizio (Juventus), Marko Parolo (Lacio), Marko Verrati (PSG);

Sulmues: Andrea Beloti (Torino), Eder (Inter), Manolo Gabiadini (Napoli), Çiro Imobile (Lacio), Lorenco Insinje (Napoli), Leonardo Pavoleti (Xhenoa), Mateo Politano (Sasuolo), Nikola Sansone (Vijareal), Simone Zaza (Uest Hem)

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

mario-gotze

Real-Dortmund, Mario Götze nuk udhëton me skuadrën

Borussia Dortmund është nisur pa një kampion bote në Madrid për ndeshjen ...