Ballist Morina: Dua të shkoj në Izrael për të parë ndeshjen me Shqipërinë

ballisti2015Autori i dronit në Beograd, Ismail Morina i njohur si “Ballisti” ka reaguar në lidhje me debatin në lidhje me tifozët dhe kombëtaren. “Tifozat Kuq e Zi” për shkak të dhunës së ushtruar në “Elbasan Arena” kanë vendosur të bojkotojnë ndeshjet e Shqipërisë në këtë stadium si dhe në “Loro Borici” pasi shprehen se futbolli është lojë dhe jo luftë.

Për këtë ceshtje ka folur edhe Ballisti, i cili shprehet se tifozët janë një vlerë e shtuar e kombëtares, ndërkohë shton se do të shohë ndeshjen Shqipëri – Izrael (që do të zhvillohet në Izrael) raporton LajmiFundit.al.

Reagimi i Ballistit: 

Pershendetje bashkatdhetar!
Duke marr shkas nga ngjarjet e fundit ne lidhje me kombetaren,tifozerine,federaten shqitare te futbollit dhe policine e shtetit deshta te shpreh keqardhje si qyetar i ” lire” i ktij vendi per se si eshte mundesuar te vihet deri ne ket gjendje.
Dua te solidarizohem fillimisht me tifozerine e SHVERCERAVE dhe PLISAVE dhe kryesisht gjitha tifozeritë qe mbeshtesin kombetaren te cilat ka qene gjithmone nji vlere e shtuar per kombetaren dhe dua t’ju them qe kur dikush na lufton ne do dalim fitimtar sepse lufta e tyre ndaj nesh eshte frymzim,motivim i pandalshem per ne (ju kujtoj mbi 80 vjet tirani e Serbise mbi shqiptaret qe kulminoj me fitore madheshtore per ne)
Pershendes deklaratat e kapitenit te kombetares,Agolli dhe gjithashtu te Mavrajt qe gjeten kurajon te denoncojne te verteten nen hunden e nji sistemi prej tiranit dhe kjo nuk me habit duke ditur se per mua kta djem jane herojnt e Beogradit.
U bej thirrje tifozave kuq e zi ne te cilet bej pjese qe te shtrijne bashkpunimin me te gjithe tifozerit e prekura nga kjo paftyresi dhe te arrihet ne nji qendrim te perbashket dhe gjithashtu ftoj federaten shqiptare te futbollit dhe policine e shtetit per nji dialog sy me sy me tifozerine qe te shpejtojm gjith ate qe kemi arritur te bukur deri tani per nji te mire te perbashket te te gjith neve dhe mbi te gjitha per te miren e kombetares tone.
Si gjithmone nga nji problem del nji tjeter dhe ne kete rast eshte nji problem i imi qe shfrytzoj rastin ta denoncoj ketu qe: me 15 korrik jam denuar me 16 muaj burg nga gjyqsori i qarkut Tirane dhe qe u konvertua ne sherbim prove per 18 muaj dhe mbas kesaj duhej te me ishin kthyer efektet e mia personale te bllokuara nga policia ne momentin e arrestit tim nder to dhe pashaporta ime por qe ne te vertete vazhdon te jete e bllokuar pa ofruar asnji shpjegim konkret.
Andaj i bej thirrje gjyqsorit qe te marre masat e duhura dhe ti jap fund kesaj loje ping-pongu!
Kjo per faktin se doja te shkoja ne ndeshjen e rradhes ne Izrael dhe te shuaj kujozitetin se sa jane hebrejnt te disponueshem qe te shkelin qytetaret e vet qe t’na respektojn ne në pozicionin e miqve atje e me ate rast te vizitojme edhe muzeun YAD VASHEM!

/LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ky është goli më i çuditshëm që keni parë ndonjëherë

Ky është goli më i çuditshëm që keni parë ndonjëherë

Një gol spektakolar është shënuar në kampionatin e Kilit, në ndeshjen mes Universidad ...