Përjashtimi i Palokës, Balla: U treguam tolerante, duhej përjashtuar me 10 ditë

deputeti-taulant-balla-c1200x600Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar përjashtimin me 5 ditë të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Deputeti Balla u shpreh se Paloka theu rregulloren e Kuvendit, duke bllokuar për më shumë se dy minuta foltoren dhe Byroja u tregua tolerante pasi nga 10 ditë, e përjashtoi atë me vetëm 5.

“U treguam më dorëlëshuar në vendimarrjen që i takon Byrosë, pasi me ligj është 10 ditë sikurse është marrë vendimin në rastin e Flamur Nokës, por për Palokën u mor një vendim vetëm për 5 ditë. Ka një prirje të deputetëve të Partisë Demokratike, që është dëmtimi i imazhit, e që bie ndesh me parlamentin për krijimin e një kulture dhe respektimi e rregullave të etikës dhe sjelljes”, përfundoi Balla.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

nishani16

Presidenti Bujar Nishani dekreton datën e zgjedhjeve Parlamentare të 2017

Presidenti i Republikës se Shqiperise, Bujar Nishani ka dekretuar këtë të hënë ...