Balaj: Dy futbollistë të kombëtares për pak sa nuk kaluan tek PSG

balaj-roshiBekim Balaj është futbollisti i momentit në kampionatin rus. Sulmuesi i Terek Groznit, ishte autor i një dygolëshi në fitoren 2-1 me përmbysje ndaj Zenitit të Shën Pjetërburgut, duke e gjetur dy herë rrjetën brenda 5 inutave.

Pas javës së 13-të të Premier Ligës ruse, 25-cjecari i kombëtares shqiptare bashkëkryeson me Smolov të Krasnodarit listën e golashënuesve me 8 finalizime e me të drejtë konsiderohet zbulimi i këtij sezoni në Rusi. Në një intervistë të gjatë për Zvestia.ru, Balaj i kthehet një prapaskene të karrierës së tij. Kur ishte në moshë të re, ai bashkë me Odise Roshin mund të ndiqte rrugën e Edvin Muratit dhe Lorik Canës në Francë në radhët e Paris Saint Germain, por marrëveshja nuk u arrit për shkak të kërkesave financiare të klubit të Vlaznisë.

“Isha 16 ose 17 vjec, kur bashkë me Roshin, shokun tim të skuadrës këtu te Terek Grozni, shkuam për prove te Paris Saint Germain. – Tregon fillimisht Balaj. – Gjithcka shkoi mirë, por në fund nuk e firmosëm kontratën, sepse presidenti i klubit tim në Shqipëri, nuk ishte dakord me shifrat që ofronin gigantët francezë. Në momentin e parë që m’u dha mundësia u largova nga Shqipëria për të mësuar sesi funksionojnë gjërat te vendet e tjera.”

Shkodrani firmosi kontratë me Terek Groznin para se të niste kampionati europian. Megjithatë ai nuk është penduar për zgjedhjen e bërë, edhe pse pas turneut ofertat mund të kishin qenë më të leverdishme eknoikisht. Balaj tregon se ishte i bindur për zgjedhjen e bërë dhe se e kishte hedhur a hezitim të zezën mbi të bardhë për të qenë më pas i fikusuar vetëm në aventurën eurpiane me Shqipërinë.

Më tej Balaj thekson se pranimi i ofertës së Terk Groznit ishte një sfidë të cilën dëshiron ta fitojë me cdo kusht.

Objektivi i tij është të luajë në Kupat e Europës me Terekun, që po surprizon gjatë fazës së parë në kampionatin rus, transmeton Super Sport. Shkodrani e pranon se është përshtatur më së miri e futbollin por edhe në klimën në Grozny pasi më parë ka luajtur edhe në Ceki dhe Poloni në një klime me temperatura të ulëta. Përsa i përket garës për cmimin e golashënuesit më të mirë të Premier Ligës ruse, Balaj këmbëngul se është i fokusuar vetëm te objektivat e suadrës dhe jo tek arritjet personale.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Benzema pranë rekordit, shënon 50 gola

Francezi Karim Benzema ka shënuar golat e 49-të dhe të 50-të në ...