Babë e bir kanosin me armë qytetarin, luftë me forcat e policisë

policia-durres-655x356Burimet zyrtare thane se një 57-vjeçar dhe i biri i tij janë arrestuar në flagrancë nga policia e Malësisë së Madhe, pasi kanë kanosur me armë zjarri një shtetas, ndërsa kanë kundërshtuar me dhunë fizike punonjësit e policisë.

Në pranga kanë rene Lulash Prekulaj si dhe i biri David Prekulaj, 28-vjeç, të dy banues në Malësi të Madhe.
“Këta 2 shtetas dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur me armë zjarri shtetasin F.D. si dhe kanë kundërshtuar me dhunë fizike punonjësit e policisë duke mos i lejuar që të kontrollojnë banesën e tyre”, njofton policia lokale.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Krujë, gjendet trupi i pajetë i një 40-vjeçari, policia: Dyshojmë se ka 3 ditë i vdekur (Emri)

Gjendet një person i pajetë brenda banesës ku jetonte i vetëm. Mësohet ...