Ja pse babai i studentes që hodhi salcë mbi ministren Nikolla, është në burg

34
Kliko per me shume info

studentja-nikollaBabai i studentes Mirela Ruko, që hodhi salcë mbi ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, mbahet në burg i akuzuar për “ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit”.

Shtetasi Besjan Ruko, i cili e ka ndërruar emrin nga Arben, është arrestuar më 4 qershor të vitit të kaluar në aksin rrugor Bajzë-Hot, në afërsi të vendit të quajtur Mbikalimi i Trenit, pasi në furgonin që ai drejtonte ndodheshin të fshehur 22 shtetas iranianë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Ruko u kishte marrë 1100 euro për person klandestinëve që kishin hyrë nga Greqia, me qëllim kalimin e kufirit për në Mal të Zi.

Policia ka thënë se Besjan (Arben) Ruko u arrestua në flagrancë dhe më pas gjykata e ka dënuar me tre vite e katër muaj heqje lirie.
mirela-ruko
Përkundër kërkesës së avokatëve në muajn shkurt të 2016-ës, Gjykata e Apelit në Shkodër nuk ka pranuar të ulë dënimin për Rukon.

Edhe vajza e tij, Mirela Ruko do të procedohet në gjendje të lirë nga policia për dy akuza “goditje për shkak të detyrës” dhe “prishje të rendit publik”, të dyja këto kundravajtje penale që dënohen nga gjobë deri në ndëshkim me burg.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. dardha nen dardhe bie, proverb popullore. Kamikazja po dalldis per burre, me siguri do kete ndonje mitingash qe ti beje “derman” kesaj buceje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here