Avokatja më seksi në Shqipëri: Të jesh seksi nuk është turp, të gjithë bëjnë seks

arnida-capiiAvokatja Arnida Çapi që ka rënë në sy për format e saj dhe qe njihet nga të gjithë si avokatja bashkepunetore e Spartak Ngjelës, ka shpërthyer në një postim të gjatë në Facebook ndaj mediave që e quajnë avokatja seksi.

Avokatja sulmon median duke e quajtur fshatareske dhe në të njëjtën kohë bie në kundërshtim me veten, pasi fillimisht kërkon llogari dhe sulmon se pse mediat e quajnë avokatja seksi dhe në të njëjtën kohë vetë e pranon se të qenit seksi në fakt nuk ka asgjë të gabuar apo poshtëruese.

Ja statusi i plotë i Arnida Çapit:

“Të jesh tërheqës seksualisht. Çdo specie evoluon në drejtim të së bukurës dhe në drejtim të aftësimit intelektual.Dhe të gjithë përpiqen për tu dukur sa më mirë. Vishen bukur, punojnë për të qënë të paraqitshëm, hanë sheendetshem, bejne sport, palestër, frekuentojne sallone bukurie, blejne dhe përdorin makiazh.

Të gjithë përpiqen të duken bukur dhe të jenë të pëlqyeshëm, përpiqen çdo ditë, por ama për të tjerët të njëjtën përpjekje e quajnë të turpshme. Dhelprën me rrushtë na i shpjegon psiko-analiza, se sa e rrezikshme është xhelozia femërore dhe akoma më e rrezikshme se ajo, është inferioriteti mashkullor përball femres qe nuk e arrin dot.

arnida-capiNdërsa Frojdi na ka shpjeguar se si ndrydhjet seksuale në moshë të hershme apo eksperiencat e këqija jetesore seksuale prodhojnë devijanca në sjelljet e mëvonshme, dhe vetë në karakter. Çfarë po ndodh me një pjesë të mediave që prodhojnë lajme “me sexy”.Kjo sexy, ajo sexy, avokatja sexy, ministrja sexy, deputetja sexy, aktorja sexy, femra sexy, etj.. Tregon se ka një babëzitje për seks, pra defiçencë seksuale. Gjithçka kthehet në seks, shitet me seks, sulmohet me seks, pra, sexy si një nga instiktet bazike përbën akoma lajm ekskluziv.

Prodhon vëmendje, klikime? Vëmendja krijohet, orientohet, ndryshohet. Të dashur njerëz, të jesh sexy nuk është turp. Të gjithë bëjnë seks. Falë saj jemi lindur, sikurse të gjithë plotësojnë nevojat e tjera bazike që mundësojnë mbijetesën e species. Disa edhe mund të mos bëjnë për arsye të ndryshme, por kjo ska të bëjë me moralin. Seksi s’ka të bëjë me moralin. Karakteri ka të bëjë me moralin.

Të jesh i vërtetë me veten dhe t’i qëndrosh besnikërisë së marrëveshjeve ka të bëjë me moralin.Prandaj, hiqeni nga mendja se po i thatë dikujt sexy e keni fyer, apo keni fyer këdo që bashkëpunon me të. Po pse jemi specie superiore, ne, dhe falë kësaj edhe ju? Për shkak se kemi lëvizur nga vrepimet bazike te mëndja, të intelekti. Atëherë, flisni për njeriun. Boll bëtë lajme për gjëra bazike.

Jetoni në Tiranë dhe bëni media fshatareske. Filloni të formoni opinione, të ngrini diskutime. Trajtojeni individin si subjekt, pra me të drejta për shkak të intelektit, jo si objekt. Vlerësojeni për atë që bën jo për atë që ka lindur apo që duket. Tee jesh tërheqës seksualisht apo të jesh e bukur e thoni sikur më keni fyer. Më keni fyer moralin apo intelektin? Më keni fyer që jam femër?

Pse nuk shkruani për meshkujt që janë sexy?Dhe unë duhet të intimidohem prej jush sepse më thoni sexy? Çfarë keni thënë me “avokate sexy”? Keni thënë se dukem tërheqëse seksualisht. Dhe keni thënë një gjë që s’ka lidhje me punën që bëj. Ç’lidhje ka ngjyra ime e syve me punën time? Çfarë dini ju për mua? S’dini asgjë dhe shkruani pa ditur asgjë. Nëse doni të dini më pyesni dhe do ju tregoj për atë që jam jo për atë që ju doni të shihni.

Ja ku po ju flas pak për veten: Kam investuar në intelekt dhe karrierë, jam diplomuar ekselente, kam marrë nga përvoja e njerëzve të suksesshëm dhe kam krijuar një punë të sukseshme. Më pëlqen çdo gjë e bukur, më pëlqen të kërkoj dhe ta gjej të bukurën kudo, brenda njeriut, në natyrë dhe në cdo gjë që një mëndje e palimituar mund të krijojë.Kujdesem për veten, sepse jam detajiste dhe kam kërkesa të larta ndaj vetes për çfarë bëj. Po, sipas disave jam sexy. Besoj se është vlerë e shtuar për mua si individ, por që nuk ka lidhje me jetën time profesionale.

Ju mund të vazhdoni të korrni grurin e fshatit tuaj për ata që ju ndjekin, por kurrë sdo jeni në gjendje të drejtoni intelektin. Pushteti, të dashur gazetarë të medias, është përgjegjësi. Dhe pushteti juaj i medias është përgjegjësi për të vërtetën dhe për të kontribuar për shoqërinë tuaj me opinione të vërteta dhe modele positive.

Kush jam unë që ju them këto? Jam një individ që jam dhunuar nga injoranca dhe dashakeqësia juaj, jam ajo që ju nuk njihni.Por, nëse truri juaj proceson me gjykime pa njohur kjo është sëmundje e arsyes, nuk është as paragjykim. Në dimensionin e kubit, katrori është i rrafshët, e derisa nuk më njihni, unë mund edhe t’ju injoroj, por e vlerësova të nevojshëm këtë gjykim, jo thjesht si përgjigje për rastin, që tashmë është bërë sjellje e vazhdueshme nga ana juaj, por si qëndrim ndaj një kauze, për të drejtat e individit e të femrës shqiptare”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

jonida-kapo

Capital T dhe Jonida Vokshi flasin për “romancën” mes tyre

Ditët e fundit një lajm që fliste për një lidhje të mundshme ...