S’donte të humbiste fluturimin, nëna braktis foshnjën në aeroport

avioniiiNjë nënë ka braktisur në tualetin e një aeroporti foshnjën e sapolindur. Ngjarja ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar të Vjenës, ku foshja u gjet e gjallë në tualet nga pastrueset.

Nga raportimet e deritanishme thuhet se e ëma e la në tualet pasi nuk donte që të humbiste fluturimin e saj. Lidhur me ngjarjen, shërbimet e emergjencës u lajmëruan menjëherë, por fëmija vdiq më vonë në spital.

Ndërsa nëna e fëmijës, një 27-vjeçare, u gjet disa minuta më vonë në terminalin e aeroportit në gjendje të paqëndrueshme. Menjëherë ajo u dërgua në spital së bashku me fëmijën.

Sipas shtypit lokal, nëna la fëmijën që të mos humbiste fluturimin e saj për në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë e më pas edhe në Uashington DC.

“The Independent” shkruan se gruaja, e cila është studente me prejardhje nga Nigeria, është arrestuar dhe vënë në paraburgim. Zyrtarët kanë urdhëruar për kryerjen e autopsisë, për të zbuluar shkakun e vdekjes së foshnjës.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Video/ Plaku “i bën ligjin” pasanikut me Porsche

Dy persona janë grindur në mes të rrugës në Londër. Një pasanik ...