Kina prezanton super-avionin ushtarak që nuk kapet nga radarët

Teknologji

avioni-kinaaNe garen e armatimit Kina nuk mbetet pas. Ushtria kineze ka zbuluar prodhimin e avionit të parë që arrin t’i shpëtojë vëzhgimit dhe ndjekjes së radarëve.

Avioni besohet se është një kopje e atij amerikan F-22, ose te pakten keshtu duket ne aspektin vizual.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mjeti ushtarak fluturoi në qiell në qytetin jugor Zhuhai, në provincën Guangdong, avioni i tipi J-20 ka demonstruar forcën e tij. Analistët ushtarakë thanë se është ende herët të thuhet nëse aftësitë e avionit kinez janë në përputhje me atë amerikan F-22.

Me zhvillimin e kësaj teknologjie, gjiganti aziatik i afrohet prodhimeve amerikane në fushën e mbrojtjes. Ende nuk dihen shumë detaje të tjera.

ME TE LEXUARAT