Avioni i skuadrës së futbollit kishte 81 pasagjerë në bord, fotot ku u rrëzua

Bota

avioni-rrezuarKëto janë fotot e vendit ku ra avioni me 81 pasagjerë ne bord dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit që dyshohet të jetë përfshirë në një aksident të rëndë ajror në Rionegro të Kolumbisë.

Autoritetet thanë se pilotët kërkuan ndihmë nga kulla e emergjencës në zonën e La Keha. Avioni ishte nisur nga aeroporti Viru i Bolivisë. Rreth 6 persona mendohet t’i kenë mbijetuar kësaj tragjedie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mes e personave në bord ndodheshin edhe lojtarë të skuadrës braziliane të futbollit Chapecoense, për të cilët tashmë në rrjet po qarkullon edhe një video e çasteve para nisjes në aeroport.

Kjo skuadër po udhëtontë në Kolumbi për t'u ndeshur me Atletico Nacional në finalen e Kupës së Amerikës Latine.

Imazhet satelitore tregojnë reshje intensive dhe stuhi në zonën ku dyshohet se është rrëzuar avioni. Mendohet se moti i keq ka qenë edhe shkaku i këtij aksidenti.

ME TE LEXUARAT