Avionët zvicerianë 'rrethojnë' avionin rus, Moska kërkon sqarime

Bota
Avionët zvicerianë 'rrethojnë' avionin rus, Moska

Dy avionë luftarakë zviceranë kanë shoqëruar për gjatë githë territorit të tyre një avion qeveritar rus në të cilin ndodheshin dhjetra gazetarë rus dhe një delegacion qeveritar duke shkaktuar momente paniku.

Ambasada ruse në Zvicër i ka dërguar qeverisë zvicerane një letër me të cilën kërkon sqarime se përse një avion luftarak i Forcës Ajrore të Zvicrës e ka shoqëruar, në hapësirën ajrore zvicerane. një avion me të cilin udhëtonte një delegacion i Rusisë për të marrë pjesë në samitin e APEC-ut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Incidenti ndodhi një ditë më parë kur avioni me një pjesë të delegaiconit të Rusisë që udhëtonte për të marrë pjesë në samitin e Grupit të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqesorit, që mbahet në Lima të Perusë, u shoqërua nga avionët luftarakë derisa po kalonte nëpër hapësirën ajrore të Zvicrës.

ME TE LEXUARAT