Avionët nazistë rithehen sërish. Arsyeja?

Teknologji

avione-nazisteAvionët nazistë do të rifuten sërish në aktivitet, por jo për luftë, mbase për të kundërtën, për të shpëtuar njërezimin në rast se Toka jonë do të rrezikohet një ditë. Albatrosi është një shpend, ndoshta ndër më aerodinamikët në sojin e fluturuesëve.

Ho 229 është një avion i dizajnuar nga ushtria naziste, mbi modelin e albatrosit, por që tashmë është kthyer në qendër të vemendjes nga shkencatërat e NASA. Ata e kualifikojnë këtë fluturues si më të përshtatshmin për udhëtimet në sipërfaqen e planetit Mars.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fluturimi në Mars është një problem shumë i madh. Është shumë e vështirë që objektet të flutojnë mbi sipërfaqen e planetit të kuq. Graviteti në Mars është mjaft i ulët, sa 1% i gravitetit në Tokë, e njëjta gjë ndodh edhe dendësinë e atmosferës.

Fluturimi i një mjeti në Mars do të ishte si fluturimi i një avioni të zakonshëm 30 mijë kilometra mbi sipërfaqen e Tokës, ai do ta kishte të pamundur fluturimin, do të binte menjëherë. Ndaj shkencëtarët mendojnë se prototipi Ho 229 është më i përshtatshmi për fluturim mbi sipërfaqen e Marsit.

Imagjinojmë një moment diçka të thjeshtë: Shkencëtarë kanë arritur të ndërtojnë një mjet që udhëton miliona kilometra nga Toka në Mars, të eksplorojnë planetin e kuq e të krijojnë madje edhe harta 3D të tij, por ata nuk kanë mundur të krijojnë ende një mjet që fluturojë më shumë se 9 km mbi sipërfaqen e Marsit. Ky rekord shpresohet të thyhet në vitin 2020 me prototipin Ho 229.v+

ME TE LEXUARAT