Dionis Avdiaj debuton për Schalken, Meha jashtë Europa League

meha-albanSulmuesi i ri i Përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj, ka debutuar me skuadrën gjermane, Schalke 04, në fitoren kundër Nicës, 2:0, në Europa League.

Avdijaj, i cili këtë muaj mori vendimin për t’iu bashkuar Kosovës, u inkuadrua në fushë në minutën e 81-të. Ndërkohë, Red Bull Salzburgu i Valon Berishës nuk arriti të merrte më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Krasnodar dhe matematikisht nuk mund të kalojë në fazën tjetër të kësaj gare.

Mesfushori i Kosovës pati një paraqitje të mirë, derisa u ndëshkua me karton të verdhë. Përfundimisht jashtë Europa Leagues është edhe Koniaspori i Alban Mehës, që u mposhtë me rezultatin e thellë 4-0 nga Shakhtar Donjeck. Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës e nisi ndeshjen në bankën e rezervave, por u aktivizua qysh në minutën e 16 të ndeshjes pas lëndimit të Çamdali.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

armando-sadiku

Sulmuesi i kombëtares rikthehet pas tre muajsh tek goli

Pas tre muajsh larg te shenuarit, Armando Sadiku rikthehet tek goli në ...